Zyra për komunikim publik e Kryeprokurorit të Shtetit

Zyra për  Komunikim Publik  funksionon si pjesë e rëndësishme e Prokurorit të Shtetit.

Puna e kësaj Zyre ka për qëllim realizimin e njohjes së opinionit publik  me veprimtarinë dhe aktivitetet e gjithë institucionit të Prokurorit të Shtetit. 
 
Kjo Zyrë i bën transparente punët dhe aktivitetet e prokurorive si për opinionin publik, ashtu edhe për institucionet vendëse e ndërkombëtare, duke i ofruar informacione opinionit dhe mediave mbi veprimtarinë e prokurorive për aq sa lejohet me legjislacionin në fuqi.
 
Zyra për Komunikim Publik nuk ofron asnjë informatë qoftë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi që do të zbulonte sekretet zyrtar, do të rrezikonte një hetim apo procedurë penale në zhvillim e sipër, do të dëmtonte integritetin, dinjitetin, sigurinë dhe të drejtat mbi privatësinë e cilitdo person, apo që do të shkelte të drejtat e të miturve.

Kontakti:
Liridonë Kozmaqi Hajdaraj,
Zëdhënëse
Tel: +381/38/200 18 848
Mob: +377/44/725-943
E-mail: [email protected];
Web:  www.psh-ks.net
Adresa postare: Rruga: "Luan Haradinaj",
kati i II-të, zyra 204, 10 000 Prishtinë, Kosovë

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.