Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Prishtinë, ka kompetencë të veproj pranë gjykatave Themelore për veprat penale që ka kompetencë sipas Ligjit Nr.03/L-052  për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe juridiksioni i kësaj prokurorie shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në PSRK punojnë prokurorë nga misioni EULEX, Kryeprokurori, 8 prokurorë vendës, 30 staf mbështetës.

Administrator:
Faton Mecinaj
Tel: 038/200 18 906
Email: [email protected]

Asistentja Administrative:
Fatmire Ademi
Tel: 038/200 18 891
Email: [email protected]
Adresa: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rruga Fehmi Agani pa nr. Ndërtsa PTC, Prishtinë

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.