Prokuroria Komunale në Gjakovë

Prokuroria  Publike Komunale në Gjakovë, është themeluar rreth  viteve të 60-ta  ndërsa ka vazhduar së funksionuari në mënyrë të rregullt nga viti 2000 sikur edhe prokurorit të tjera në Kosovë.

Prokuroria funksionon me tre prokuror, përkatësisht kryeprokuroren dhe dy prokuror, ndërsa stafi përcjellës përbehet nga një administratore, dy referente ne shkritore, dy sekretare juridike, një arkiviste, një përkthyese, një vozitës, një pastruese, një dorëzues dhe 5 zyrtar të sigurimit, pra gjithësejt 15 punëtor..

Puna në këtë prokurori menaxhohet nga kryeprokurorja znj. Shpresa Bakija  e cila është përgjegjëse për menaxhimin e lëndëve  dhe punën e prokurorëve ndërsa  administratorja znj. Elida Tabaku,   kujdeset për menaxhimin e punës dhe stafit punues gjithmonë në  bashkëpunim me kryeprokuroren.
    
Menaxhimi  i punëve është i koordinuar ku secili  punëtor duhet të kryejë punën e vetë e në rast  nevoje duhen të kryejnë edhe punë të tjera dhe të raportoj te administratorja, e administratorja raporton te kryeprokurorja, për çdo punë që kryhet në këtë Prokurori.

Falë angazhimit të prokurorëve dhe stafit tjetër administrativ në këtë Prokurori është zvogëluar dukshëm numri i lëndëve të pakryera.

Prokuroria Publike Komunale në Gjakovë,  gjindet në rr. ‘’ Nëna Tereze”  afër qendrës.

Orari i punës  në këtë Prokurori fillon nga ora 8:00 h e deri në ora 16:00h ku brenda këtij orari ka një orë pushim pra pushimi i drekës nga ora 12:00 deri në orën 13: h.

Lajme

2 shkurt 2017

UNDP në mbështetje të Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 shkurt 2017 - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune një delegacion të UNDP në Kosovë, të përbërë nga Alessandra Roccasalvo - zevendës Përfaqësuese e Përhershme, Virgjina Dumnica - Menaxhere e portfolios së sundimit të ligjit, Shqipe Neziri Vela – menaxhere e...