Prokuroria Komunale në Ferizaj

Prokuroria Komunale në Ferizaj përbëhet nga:

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, shtatë prokurorë, prej tyre një është e gjinisë femërore dhe shtatë të gjinisë mashkullore, administratorit dhe trembëdhjetë punëtorëve administrativ, ku prej tyre tetë janë të gjinisë femërore dhe pesë të gjinisë mashkullore.

Kjo Prokurori mbulon pesë komuna duke përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtërpcën, Shtimen dhe Hanin e Elezit.

Gjatë një viti kalendarik, duke u bazuar në raportin e vitit 2011 në Prokurorinë Komunale në Ferizajt,  numri i lëndëve arrin  rreth 4000 lëndë, duke përfshirë edhe lëndët e bartura të vitit paraprak dhe lëndët për mitur. Prokuroria Komunale në Ferizaj gjatë vitit 2011 vetëm me katër  prokurorë ka arritur t’i kryej rreth 2.329 lëndë.   

Adresa postare e Prokurorisë Komunale në Ferizaj është:

Rruga “Dëshmoret e Kombit” pa nr., ndërtesa e Gjykatës Komunale në Ferizaj, kati i tretë, 70.000 Ferizaj , 

Numri i telefonit kontaktues është 0290-321-633.

 

Lajme

26 shtator 2016

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër B.H dhe L.D

Gjilan, 26 shtator 2016 – Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër dy të pandehurve, B.H dhe L.D., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale: keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të...