Prokuroria e Apelit

Prokuroria e Apelit është themeluar për të vepruar pranë Gjykatës së Apelit, Kjo prokurori përbëhet nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për Krime të Rënda dhe ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Prokuroria e Apelit udhëhiqet nga kryeprokurori i Prokurorisë, i emëruar sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Apelit janë të specializuar në përfaqësimin e ndjekjes penale pranë Gjykatës së Apelit. Kur një lëndë e prokurorisë prezantohet para Gjykatës së Apelit, prokurori, i cili ka iniciuar apo zhvilluar ndjekjen penale, me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit, mund të shoqërojë dhe ndihmojë Prokurorinë e Shtetit në paraqitjen e ankesës apo mbrojtjen kundër ankesës.

Kompetenca e Prokurorisë së Apelit është që të ushtrojë propozime në ankesat e ushtruara kundër vendimeve dhe aktgjykimeve, të vendos për konfliktin e juridiksionit ndërmjet prokurorive themelore dhe të shqyrtojë çështje tjera të parapara me ligj.

Selia e Prokurorisë së Apelit është në Prishtinë.

Adresa postare e Prokurorisë së Apelit:

Pallati i Drejtësisë P.N. Hajvali Objekti C.

Administratore: [email protected]

Nr. tel. 038/200-18-857

Asistentja Administrative:

Tel: 038/200 18 989
Email: [email protected]
Adresa: Prokuroria e Apelit, Pallati i Drejtësisë, Objekti C, Hajvali-Prishtinë.

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.