Prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Besim Kelmendi -

Besim Kelmendi

BIOGRAFIA PËR BESIM KELMENDIN

Lindur me 21.03.1962 në fshatin Ruhot, Komuna e Pejës,

Përgatitja shkollore:

Filloren në Trestenik të Pejës,
Gjimnazin në Pejë,
Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës
Provimin e Jurisprudencës dhe provimin për gjyqtarë të kundërvajtjes ne Prishtinë
Magjistraturën në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, drejtimi i Jurisprudencës
Masterin në Kolegjin “Biznesi” në Prishtinë, drejtimi penal
Aktualisht në pritje të mbrojtjes së disertacionit doktoral në Universitetin Europian të Tiranës
Trajnues i certifikuar ne SHBA – programi NITA

Përvoja e punës:

Një vit Praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
Dy muaj sekretar në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë,
Tre muaj përkthyes në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
Dymbëdhjetë vjet bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine,
Një vit bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën Supreme te Kosovës,
Katër vite Gjyqtar ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine,
Gjashtë vite Prokuror në Prokurorinë e shtetit
Pesë vite e gjysmë Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Nga data 01.09.2015 dhe aktualisht Prokuror i Shtetit ne Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Angazhimet si ligjërues - trajnues:

Aktualisht:

Ligjërues ne Kolegjin “BIZNESI” në Prishtinë dhe Kolegjin Europian të Kosovës në Prishtinë

Deri tani:

Ligjërues për çështje praktike - Klinika Ligjore për studentët e Universitetit Publik të Prishtinës - Fakultetit Juridik ne Prishtine,
Ligjërues në Institutin e Universitetit Amerikan në Kosovë për Sistemin e Drejtësisë.
Trajnues i prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për shkathtësitë e përfaqësimit në gjykatë
Trajnues për gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës në Instituti Gjyqësor të Kosovës,

Trajnimet dhe Seminaret më karakter ndërkombëtar:

Deri më tani ka ndjekur trajnimet/seminaret në SHBA, Slloveni, Francë, Belgjikë, Rumani, Çeki, Bullgari, Gjermani, Holandë, Kroaci, Shqipëri, Itali, Maqedoni, Gjermani.

Botimet/Publikimet:

- Broshurë për rolin e gjyqtarëve porotë në Kosovë - botuar në vitin 2001,
- Masat e sigurisë se te pandehurit ne procedurën penale, botuar nga Qendra Juridike e Kosovës, 2004,
- Dëshmitarët sipas Kodit te Procedurës Penale te Kosovës – botuar nga Kolegji “BIZNESI” ne vitin 2009 dhe nga Instituti Gjyqësor i Kosovës si Modul i veçantë,
- Marrja direkte ne pyetje e dëshmitarëve botuar ne revistën “BIZNESI” 2010,
- Marrja e tërthortë ne pyetje e dëshmitarëve botuar ne revistën “BIZNESI” 2012.
- Bazat e Sistemit të Drejtësisë – ligjerata të autorizuara, 2013, botuar nga Kolegji “BIZNESI” Prishtinë,
- Kujdesi ndaj viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.1, 2015

Punime shkencore ndërkombëtare:

- Identification, the initial reference and intervieëing victims in trafficking, publikuar në: European Journal of Research in Social Sciences Vol. 3 No. 2, 2015, ISSN 2056-5429, Birmingham, United Kingdom,
- Independence of judicial and prosecution system in Kosovo, publikuar në European Scientific Journal February 2015 edition vol.11, No.4 ISSN: 1857 – 7881 (Print) e - ISSN 1857- 7431, Portugal,
- Preventing Human Trafficking in the Ëestern Balkans - a Particular Revieë in Albania, Kosovo and Serbia, publikuar në Mediterranean Journal of Social Sciences, Vol. 6, No. 2, Supl. 2, ISSN 2039-2117, March 2015, Rome, Italy
- Trafficking of human beings in the times of globalization, special overvieë for Kosovo, ISSN.2232-8742, publikuar nga: Pravni Fakultet Universiteta u Zenici, 2011, Bosnia and Hercegovina

Pjesmarrje më punime shkencore, në Konferenca ndërkombëtare:

- The 3rd Global Virtual Conference, Zilina, Slovakia, April, 6. - 10. 2015,
- The 4th International Conference On Social Sciences, 27 February 2015 Bucharest, Romania, ICTEA 2015.
- The 4-th International Multidisciplinary Conference on Integrating Science in Neë Global Challenges, 27-29 March 2015, Dobrovnik, Croatia

Prishtinë më datë 27.10.2015

Laura Pula -

Laura Pula

Ka  lindur në Gjakovë,me dt.15.09.1961. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Gjakovë.

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1985, ndërsa provimin e judikaturës e ka dhënë qershor të vitit 1987 në Prishtinë.

Pas diplomimit ka punuar në këto detyra të punës:

- Praktikante në Gjykatën Komunale në Gjakovë, prej 14.07.1985 e deri më 08.02.1986
- Gjyqtare në Gjykatën Komunale në Gjakovë, prej 08.02.1986 e deri më 15.09.1992.
- Avokate me seli në Gjakovë,prej muajit mars të vitit 1993 e gjer ne muajin shtator të vitit 1999.
- Gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, prej 15.09.2000 e deri më 13.12.2001.
- Prokurore në PPQ në Prishtinë, prej 13.12.2001 e deri më 26.06.2010.
- Prokurore e  Shtetit të Kosovës prej 26.06.2010 e tutje ku edhe vazhdon ta ushtroj këtë detyrë
- Ka kryer shume trajnime si brenda në Republikën e Kosovës ashtu edhe jashtë shtetit. Është trajnuese në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe e certifikuar në Nju York nga Departamenti i Ambasadës Amerikane në Kosovë,si trajnuese  nga Instituti NITA-  Mbi  Zhvillimin e shkathtësive gjyqësore.

Lulzim Sulejmani -

Lulzim Sulejmani

Lulzim Sulejmani, i lindur më dt.05.03.1963,në fsh.Breznicë Komuna e Bujanovcit

Shkollën fillore e kreu në Breznicë  më 1978, kurse shkollën e mesme në Kamenicë të Kosovës më 1982.

Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1987.

Gjatë vitit 1988 ka kryer stazhin e praktikantit  në  Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë.

Gjatë  vitit  1991  deri në vitin 1992 ka punuar si avokat në Kamenicë.

Prej vitit  1992   deri në vitin 1994  ka qenë sekretar në Fakultetin e Shkencave  Matematike - Natyrore pranë Universitetit të Prishtinës.

Që nga muaji dhjetor i  vitit  1999 e deri në muajin maj të vitit 2005 ka ushtruar detyrën  e Prokurorit Publik në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës.

Që nga muaji  qershor i vitit 2005 e deri më 01 mars 2007,ka ushtruar detyrën  e  Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë.

Që nga 01 marsi i vitit 2007,e deri më 29 qershor 2010 ushtroi detyrën e Prokurorit Special në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.

Që nga 29 qershori i vitit 2010 e deri më tani ushtron detyrën e prokurorit publik në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë.

Prej gjuhëve të huaja  flet  mirë  gjuhën   serbokroate,  ndërsa gjuhën angleze në  nivelin mesatar.

Ka kryer shumë trajnime  të karakterit profesional.

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.