Prokurorët

Abdurrahim Islami -

Abdurrahim Islami

Agron Bajrami -

Agron Bajrami

TË DHËNAT PERSONALE
Data e lindjes:    31. 10 .1978
Vendi i lindjes: Prishtinë-Kosovë
Shtetas: Kosovar       
Adresa: Prishtinë-Kosovë    

Njohuri në gjuhë:
* Gjuha shqipe (gjuhë amëtare)
* Gjuha Serbo-kroate
(rrjedhshëm në të folur dhe të shkuar)     
* Gjuha angleze
(mesatare ne te folur dhe ne te shkruar)


EDUKIMI

•    Studimet Master drejtimi juridik-penal: te perfunduara 2012
•    Programin Fillestar per Arsimim Ligjor per Gjyqtar/Prokuror, 15 mujor, ne Institutin Gjyqesor te Kosoves, diplomuar 03 dhjetor 2010.
•    Provimi i Jurisprudences, 2005
•    Jurist i diplomuar Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik 2003
•    Shkolla e mesme – Gjimnazi “Xhevdet Doda” 1997 Prishtine

NJOHURITË KOMPJUTERIKE

Njohuri të shkelqyera në përdorimin e kompjuterit si në Windoes office (Word, Exel, Power Point, etj), Outlook, Internet etj.

PËRVOJA E PUNËS
Pozita e tanishme:

-Nga data 04 Nentor 2013 dhe Vazhdon
Prokuror Special, ne Prokurorin Speciale te Republikes se Kosoves.

Pozitat e me hershme:

-Nga data 22 Tetor 2010 deri me 04 Nentor 2013
Prokuror i Shtetit, ne Prokurorin Themelore ne Prishtine.

-Nga data 01 dhjetor 2006 deri me 22 tetor 2010
 Udhëheqës i Divizionit për Përfaqësime Gjygjësore në Qeverinë e Kosovës,        
 Departamanti per Cështjeve Ligjore - Ministria e Drejtësisë – Republika e Kosovës

-Nga viti 2003/2004 nje (1) vite i plote,
 Praktikant, Prokuroria publike komunale, Prishtinë, Kosovë

PJESËMARRJA NË SHKOLLA DHE KURSE SPECIALE

Janar 2004
Trajnimi “Bar Exam” organizuar nga Instituti Gjygjësor I Kosovës dhe OSBE

Tetor 2006-Mars 2007
DLA Piper US LLP
 “Trajnime ne Fushen e Draftimit dhe Politkave ne Legjislacion, Etike Ligjore, Avokim, dhe nga Fusha e Perfaqesimit Gjyqsore” Organizuar nga USAID.

Janar 2007
“Programi I trajnimit  per aftësi menagjeriale per MOJ”organizuar nga Vector brief ËL & USAID

May 2007
“Aftësi menagjeriale” organizuar nga ANTTARC, etj.

Shtator-Dhjetor, 2007
Shkollen per Integrime Evropiane :
Pjesmarrja ne ligjerata, debate, dhe tryeza  brenda dhe jashte Kosoves

20 dhjetor, 2008
Shkollen Politike, prane Institutit per Studime Polititke ne Prishtine :
Pjesmarrja ne ligjerata debate dhe tryeza brenda dhe jashte Kosoves.

Pjesmarrja si Prokuror, ne shume trajnime dhe seminare brenda dhe jashte shtetit.


PUBLIKIME

Autor ne revisten shkencore ‘Justicia’  te Institutit Gjyqesor te Kosoves

Thank you for your attention to this matter!

Ali Rexha -

Ali Rexha

ALI M. REXHA, ka lindur me 10 maj 1953 ne fshatin Prekaz i Epërm, Komuna e Skenderajt, Kosovë.

Shkollën fillore e kreu ne vendlindje ne vitet shkollore 1960-1968.

Shkollën e mesme Gjimnazin e ka kryer ne Skenderaj. 1968-1972

Fakultetin Juridik e ka kryer ne Prishtine me 05.12.1977.

Me 14.12.1977 ka filluar karrierën si praktikant ne Gjykatën Komunale në Skenderaj.

Me 15.06.1978 është emëruar gjyqtar ne Gjykatën Komunale ne Skenderaj, ku ka punuar ne lendet civile, penale, hetime, ekzekutive ( lendet e te të gjitha natyrave qe gjinden ne Gjykatën Komunale)

Me 01.05.1982 është emëruar ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës Komunale ne Skenderaj.

Me 31.03.1983 për shkaqe politike shkarkohet nga gjyqtari dhe u.d. kryetari i Gjykatës Komunale ne Skenderaj dhe dërgohet ne OPB ”Produkt” ( Kompani bujqësore ) ne Skenderaj, si drejtore i shërbimeve te përbashkëta, gjer me 05.03.1986.

Me datën 06.03.1986 ka filluar punën ne Gjykatën Themelore te Punës se Bashkuar ne Prishtine ne pozitën e bashkëpunëtorit profesional, gjer me 09.06.1986.

Me datën 10.06.1986 ka kaluar ne pozitën Zëvendës Prokuror Komunal ne Prokurorin Publike Komunale ne Mitrovice,

Me datën 19.02.1988 emërohet ushtrues detyre i kryeprokurorit Publik Komunal ne Mitrovice.

Me 27.09.1990 shkarkohet nga posti i ushtruesit te detyrës së kryeprokurorit Publik Komunal Mitrovice ( sikurse pjesa dërmuese e shqiptareve).

Nga data 31.01.1991 ka qene anëtar i Shoqatës se Juristeve te Kosovës dhe anëtar i Kryesisë se Shoqatës se Juristeve te Kosovës.

Nga data 01.02.1991 ka punuar si avokat pa licencë, gjer me fillimin e luftës.

Ne periodën 1990 e gjer ne Mars te vitit 1999 ka qene aktivist vullnetar ne Shoqatën Bamirëse “Nene Tereza” ne Skenderaj.

Me datën 18.07.1999 ka filluar si avokat ne Këshillin Norvegjez për Refugjat gjer me 31.01.2004.

Me datën 10.06.2004 emërohet prokuror Publik i Qarkut ne Mitrovice gjerë me 30.06.2008.

Me datën 01.07.2008 emërohet Prokuror ne Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës ,

Me datën 16.02.2010 rizgjedhet po ne ketë pozite ku vazhdon punën ne Sektorin për krime financiare.

Blerim Isufaj -

Blerim Isufaj

I lindur më 01.11.1968, në Junik
Banor në Prishtinë, i martuar, baba i katër fëmijëve

Arsimimi:
Shkollën fillore në “Edmon Hoxha”, në Junik në vitin 1983
Shkollën e mesme Bujqësore në Prishtinë në vitin 1988
Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 1999
Provimin e Jurispondencës në Prishtinë në vitin 2004

Përvoja e punës:
Sekretar në Shkollën fillore “Edmon Hoxha” në Junik, (nëntor 1999 – gusht 2002)
Praktikant në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (gusht 2002 – korrik 2003)
Bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (prill 2004 – maj 2008)
Këshilltar politik për çështje juridike i ministrit të Drejtësisë (maj 2008 – qershor 2010)
Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda nga muaji korrik 2010  deri në muajin mars 2013
Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nga muaji gusht 2013 deri më 14.01.2016
Nga 14.01.2016 e tutje, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Drita Hajdari  -

Drita Hajdari

Drita Hajdari është e lindur më 13 dhjetor 1958 në Prishtinë.

Pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1983 është punësuar si praktikante në Gjykatën Komunale në Vushtrri, ku pastaj në vitin 1984 është emëruar si gjyqtare e asaj gjykate.

Nga viti 1988-1990 ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Viteve të 90-ta ka qenë avokate.

Në vitin 1999 është emëruar prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, të cilën detyrë e ka ushtruar gjer në fund të vitit 2000 kur është punësuar si instruktore ligjore në Shkollën Policore në Vushtrri.

Për më tepër se shtatë vite ka punuar si inspektore gjyqësore, e një kohe edhe udhëheqëse, e Inspekcionit Gjyqësor pranë UNMIK-ut, si dhe Këshilltare e lartë ligjore në projektin e USAID/NCSC.

Nga viti 2010 gjër në fund të vitit 2013 ka qenë prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë dhe koordinatore kombëtare për luftimin e korrupsionit.
 
Ka vijuar trajnime të shumta vendore dhe ndërkombëtare dhe është trajnere e certifikuar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës. Nga dhjetori i vitit 2010 është kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës.
 
Në nëntor të vitit 2013, ka magjsitruar në Universitetin AAB në Prishtinë me temen “Hetimi i veprave penale të korrupsionit”.
 
Tani ushtëron detyrën e Prokurores speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjuhet: shqip (gjuha amtare), anglisht dhe serbisht

Elez Blakaj -

Elez Blakaj

Ka lindur me 23.06.1978 në Istog
Shollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendlindje-Istog.

Fakultetin Juridik e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.

Ka filluar të punoj si praktikant në Gjykatën Komunale në Istog në vitin 2003-2004, për një vit. Pastaj ka punuar në Krim Teknik-Forenzikë në sektorin e Dëshmive, nga Prilli deri në Korrik të vitit 2004. Nga Korriku i vitit 2004 e deri në shtator të vitit 2009 ka punuar në Institutin Gjyqësor të Kosovës, fillimisht si Ndihmës i Koordinatorit të Programeve e më vonë edhe si  Koordinator i Programeve në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa nga 22 tetori i vitit 2010 është duke punuar si Prokuror në Prokurorin Komunale në Prishtinë.   

Faik (Rrustem) Halili -

Faik (rrustem) Halili

Biografia

Faik (Rrustem) Halili, ka lindur më 03.09.1953, në fshatin Llapqevë Komuna Malishevë.

Në Fshatin e lindjës,e ka përfunduar shkollën fillore,ndërsa atë të mesmen në Klinë.

Fakulltetin Juridik e ka përfunduar në fillim të vitit 1980,në Prishtinë.

Pas përfudnimit të fakulltetit ka shkuar në shërbim ushtarak,dhe pas kthimit është punësuar në Gjykatën Komunale në Rahovec,si praktiikant,Jurist I Diplomuar.

Pas përfundimit të praktikës është punësuar në ish BVI-në,për Shëndetësi në Rahovec,ku pas një viti është emëruar  Gjykatës në Gjykatën Komunale në Rahovec,ku ka punuar deri më datën,31.12.1987.

Nga 01.01.1988,me kërkesën e tij është ëmruar Gjykatës në Gjyykatën Komunale në Malishevë,ku ka punuar deri me 31.12.1990,kur është larguar nga puna ish pushteti Serb,se bashku me shumë shokë të tjerë.

Nga fillimi I vitit  1991,deri në fund të këtij viti ka punuar në ish BVI-në për Arsim në Malishevë,Jurist I diplomuar.

Nga fillimi i vitit 1992 deri  në vitin 2000, ka qënë Sekretar i Shoqatës Humanitare ,,Nëna Tereze,, dega në Malishevë.

Nga viti 2000 deri  në Qershor 2004,ka qënë Kryetar i Gjykatës Komunale në Malishevë,ku me kërkesën e tij ka kaluar në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë Prokuror,deri me 16.02.2010, kur është zgjedhur prokuror Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës.

Pra nga 16.02.2010,është  Prukuror në Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës.

Fikrije Krasniqi - Fejzullahu -

Fikrije Krasniqi - Fejzullahu

Florije	 Salihu - Shamolli -

Florije Salihu - Shamolli

ARSIMIMI:

2011-2012  - Studime Postdiplomike Master – Drejtimi Juridik Penal në Universitetin e Prishtinës
2002 – Provimi i Jurisprudencës
2001- Provimet për Gjyqtare për Kundërvajtje
1984/85 -1989 – Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës

PËRVOJË PUNE:

15.05.2012 – Prokurore Komunale në Prokurorinë Komunale në Ferizaj
2004-2010 – Prokurore Publike në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj
2003-2004 – Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj
2002-2003 – Punëtore Sociale në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
2001- Praktikante në Gjykatën Komunale në Ferizaj
2000 - Punëtore Sociale në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

TRAJNIME DHE AFTËSIME TË TJERA:

Pjesëmarrëse në më shumë se 50 trajnime të ndryshme me tema të ndryshme nga lëmia penale dhe procedura për të mitur, të organizuara nga IGJK,  UNDP, USAID, Zyra e Jashtme Britanike Komonvelt, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, UNICEF, SECO, ABA – Seksioni për ndërgjyqësi, UE e menaxhuar për AER, NITA.

Programet Microsoft Word, Excel, internet.

Haki Gecaj -

Haki Gecaj

Biografi e shkurtër:
 
Haki Gecaj - Kryeprokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë
 
I lindur me 03.07.1958, në fshatin Llaushë KK Skenderaj, shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme Gjimnazin në Skenderaj, ndërkaq Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
 
Prej datës 15.09.1986, deri më dt. 20.06.1991, ka punuar në ish BVI -  e Sigurimit Pensional Invalidor të Kosovës në Prishtinë, fillimisht si praktikant, Instruktor i evidencës Amë dhe Bashkëpunëtorë i lartë profesional.

Në vitin 1991, pas aplikimit të masave të dhunshme nga regjimi i atëhershëm serb, në emër "Tepricës Teknologjike" është larguar nga puna.
 
Prej vitit 1993, deri në vitin 1999, ka qëndruar në Gjermani.
 
Më 01.04.2002, është punësuar në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë në pozitën Administrator.

Në vitin 2002, në afatin e Korrikut e ka dhënë provimin e Jurisprudencës.

Në muajin Qershor të vitit 2004, është emëruar Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë.

Me dt.04.03.2010, është caktuar Zëvendës i Kryeprokurorit në PPK në Prishtinë.

Me dt.22.10.2010, në procesin e riemërimit është emëruar në pozitën e Kryeprokurorit në Prokurorinë Komunale në Prishtinë

Me dt.17.12.2010, është zgjedhur nënkryetar i Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës.

Merita Bina – Rugova -

Merita Bina – Rugova

Merita Bina – Rugova, prokurore ne PSRK
 
E lindur me 08.09.1960 ne Travnik,  Bosna dhe Hercegovina.
Fakultetin Juridik e ka kryer ne Prishtine 1983 kurse provimin e jurisprudencës ne vitin 1985 , pas praktikes gjyqësore ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine , ku edhe ka vazhduar te punoj si bashkëpunëtore profesionale.

Nga viti 1987 ka kaluar ne Gjykatën Supreme te Kosovës ku ka punuar si  bashkëpunëtore profesionale deri 1992.

Pas luftës, nga shatori 1999, përsëri është punësuar ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine si bashkëpunëtore profesionale, ndërsa nga viti 2000 deri ne shkurt te vitit 2010 ka punuar si prokurore ne Prokurorinë Publike Komunale te Prishtinës.

Nga shkurti 2010 është duke punuar prokurore ne Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.  

Sylë Hoxha -

Sylë Hoxha

SYLË HOXHA, KRYEPROKUROR I PROKURORISË THEMELORE NË PRIZREN

Kryeprokurori Hoxha karrierën e tij e filloi si:

• 1982 -1983 - referent juridik në ndërmarrjen për montimin e nxehjes qendrore dhe ujësjellësit “Metalac” në Prizren,
• Mars 1983 -  01 Tetor 1984 – referent juridik në drejtorinë për punë pronësore juridike në Kuvendin Komunal të Prizrenit,
• 01 Tetor 1984 – 20 korrik 1992 – gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren,
• Korrik 1993 – gusht 2000 – avokat,
• 08 gusht 2000 – 10 mars 2006 - prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren,
• 10 mars 2006 – 10 janar 2008 – Zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës,
• Janar 2009 – qershor 2010 – avokat,
• 29 qershor 2010 -   gusht 2014 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren,
• 27 prill 2011 u caktua ushtrues  i detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë e qarkut në Prizren,
• 01 janar 2013 – 05 gusht 2014 – kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren,
• 05 Gusht 2014 – 22 prill 2015 - ushtrues i  detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
-    22 prill 2015 - kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren – vazhdon

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.