Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka juridiksion  mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:

Departamenti i Përgjithshëm,
Departamenti për të Mitur dhe
Departamenti për Krime të Rënda

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbulon territorin e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës.

Prokuroria udhëhiqet nga Kryeprokurori dhe ka 49 prokurorë, 5 bashkëpunëtorë profesional dhe 77 staf mbështetës.

Administratore:
Feride Isufi
Tel: 038/200 18 711
Email: [email protected]    

Asistentja Administrative:
Tel: 038/200 18 989
Adresa: Prokuroria Themelore e Prishtinës, Pallati i Drejtësisë, Objekti C, Hajvali-Prishtinë.

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.