PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

12 prill 2017

Prishtinë, 12 prill 2017-  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri H. Ç., në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për ti shkaktuar dëme materialë personit tjetër e mashtron të dëmtuarën M.I., dhe atë në kontinuitet duke filluar nga data 06.01.2015 e deri më datën e ndalimit- arrestimit të tij më 15.02.2017.

Kështu që i pandehuri H. Ç., nga e dëmtuara M.I., kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, dhe atë në një shumë të përgjithshme prej 43.000,00 (dyzetetremijë) euro, si dhe shumën tjetër të cilën i pandehuri e ka marrë nga e dëmtuara në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë shumën prej 40.000,00 (dyzetmijë) euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit me datën 15.02.2017.  Dëmi i shkaktuar të të dëmtuarës tejkalon shumën prej 50.000,00 (pesëdhjetëmijë) euro.     

Me këto veprime i pandehuri  H. Ç., ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

 

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.