Prokuroria e Pejës ka ngritë aktakuzë për vepër penale të grabitjes

18 prill 2017

Pejë, 18 prill 2017 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J.G. L.G. dhe T.TH. për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit duke vepruar në grup kanë kryer vepër penale “Grabitje” nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
 
Sipas aktakuzës, të pandehurit J.G. L.G. dhe T.TH, me datë 24.11.2016 rreth orës 20:27 në Pejë, rr. “UÇK-së”, në marketin “E-Market”, duke vepruar në grup, pasi paraprakisht ishin marrë vesh i kishin ndarë detyrat për kryerjen e grabitjes. Me të arritur në vendin e lartcekur, të pandehurit L.G. dhe J.G. dalin nga vetura të cilën e drejtonte i pandehuri T.TH. vejnë maskat në kokë dhe derisa e dëmtuara V.K. ishte vetëm në lokal, të pandehurit L.G. dhe J.G. futen brenda, ku i pandehuri L.G. nën kërcënimin e armës i drejtohet të dëmtuarës e pastaj së bashku me të pandehurin J.G. marrin paratë, largohen nga aty dhe më pas parat i ndajnë në mënyrë të barabartë.
 
Prokuroria ka ngritur aktakuzën pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për çka të pandehurit e lartcekur, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
 

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.