Kryeprokurori i Shtetit vlerëson bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional në ditën e zgjedhjeve

14 qershor 2017

Prishtinë, 14 qershor 2017 - Kryeprokurori i Shtetit me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor të 11 qershorit 2017,  falënderon prokurorët e angazhuar dhe stafin mbështetës për zbatimin me sukses të planit të veprimit të sistemit prokurorial për punën e palodhshme për parandalimin dhe hetimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit gjithashtu falënderon Policinë e Kosovës për koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë për realizimin e planit të veprimit dhe memorandumit të bashkëpunimit për parandalimin e shkeljeve ligjore, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen e të gjitha veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit falënderon të gjitha institucionet, shoqërinë civile, mediat, OJQ-të dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët  kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Prokurorin e Shtetit në realizimin e qëllimit të tij për “Mbrojtjen e votës”.

Prokurori i Shtetit në një rekapitullim të punëve të bëra në ditën e zgjedhjeve, njofton opinionin publikë që duke u bazuar në kompetencat ligjore ka vepruar në të gjitha rastet e paraqitura si të dyshuara për pengimin e të drejtave të votimit dhe ato raste i ka trajtuar me prioritet.

Me qëllim të marrjes së masave ligjore për të gjithë ata që në ditën e zgjedhjeve kanë vepruar kundër të drejtës së votimit, Prokurori i Shtetit duke u bazuar në procedurat ligjore menjëherë ka vepruar dhe si rezultat ka ngritur aktakuza ku dhe ka pasur  një vendim gjyqësorë.

Për fund, Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik që do të vazhdojë me procedurat hetimore për të gjitha rastet e tjera që janë në procedurë penale dhe të cilat do të trajtohen me prioritet.
 

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.