Aktakuzë për vepër penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”

16 qershor 2017

Pejë, 16 qershor 2017 - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën me marrëveshje mbi pranimin e fajësisë kundër të pandehurit L.A. për vepër penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 214 i Kodit Penat të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A. më 11 qershor 2017 në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të njërit nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, duke keqpërdor pozitën apo autoritetin e tij, këshillon votuesit që të votojnë në favor të subjektit politik që ai përfaqësonte, ashtu që i pandehuri fillimisht i jap dëshmitarit N.M. një kopje të fletëvotimit se cilët kandidatë dhe subjekt politik të votojë, ndërsa më pas i njëjti ndalohet nga Policia e Kosovës të cilët në çantën e të pandehurit gjejnë dhe sekuestrojnë gjashtë kopje të pa plotësuara të fletëvotimeve.

I pandehuri me këto veprime duke keqpërdor pozitën, detyrën dhe autoritetin e tij, si person zyrtar ka përmbushur elementet e veprës të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit. 

 

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.