Reshat Millaku -

Reshat Millaku

Ka lindur më 04.04.1954 , në fshatin Siqevë, komuna e Klinës.
Shkollën fillore e ka kryer,  pranë shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Ujmirë , komuna e Klinës, në vitin 1969.

Në vitin 1973 e ka kryer gjimnazin pranë shkollës “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Fakultetin Juridik në Prishtinë e ka kryer në vitin 1977.

Më datë 17.10.1977, për herë të parë punësohet si praktikant, në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë.

Në vitin 1978 , emërohet zëvendës i prokurorit publik komunal në Prishtinë , ku ka punuar deri më 18.06.1982.

Prej datë 18.06.1982 e deri më 27.09.1990, ka punuar si zëvendës i prokurorit publik të Qarkut në Prishtinë, kur të gjithë zëvendës prokuroret e kësaj prokurorie i ka shkarkuar Kuvendi i Republikës së Serbisë.

Prej datës 23.10.1990 e deri 31.12.1999, ka punuar si avokat në Prishtinë.

Prej datës 31.12.1999 e deri më 9 korrik 2004, ka punuar si prokuror publik i Qarkut në Prishtinë.

Prej datës 9 korrik 2004  e deri më 10 maj 2007, kam punuar si prokuror publik i Kosovës në Prishtinë.

Prej datës 10 maj 2007 punon  prokuror special pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku në një periudhë prej 14 muajve ka qenë i caktuar si zëvendës kryeprokuror i PSRK.

Që nga viti 2000 e deri më tani, ka marrë pjesë në shumë trajnime të kryera në IGJK dhe jashtë vendi, 3 herë në SHBA, Francë, Turqi, Kroaci, Itali, Holandë, Shqipëri, Britani të Madhe dhe Maqedoni .

Gjatë viteve 2001 deri 2003, ka mbajtur ligjërata nga lëmia penale dhe e procedurës penale në Qendrën Juridike të Kosovës.

Gjatë viteve 2005 deri 2008, ka mbajtur mësimin klinik pranë Fakultetit Juridik në Prishtinë, roli i prokurorit publik sipas KPPK.

Tani është trajnues në IGJK.

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.