Admir Shala -

Admir Shala

Admir SHALA, u lind më 28.03.1980 në Prizren.

Përgatitja shkollore:

•    Shkollën Fillore në Prizren
•    Shkollën e Mesme Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren
•    Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës
•    Studimet Postdiplomike - Master, Drejtimi Penalo - Juridik në, Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës
•    Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë     
•    Trajnimin për gjyqtar dhe prokuror në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Përvoja e punës:

•    Aktualisht si prokuror i shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës
•    Nga data 4 Nëntor 2013 si prokuror i shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës
•    Nga data 22 Tetor 2010 deri më 4 Nëntor 2013 si prokuror i shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren
•    Nga data 26 Korrik 2006 deri më  21Tetor 2010 si inspektor policor në Inspektoratin Policor të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës
•    Nga data 1 Janar 2005 deri më 25 Korrik 2006 si Bashkëpunëtor profesional për çështje juridike në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Prizren
•    Nga data 11 Nëntor 2003 deri më 10 Nëntor 2004, si avokat praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës  

Angazhimet si ligjërues - trajnues:

•    Aktualisht Trajnues i certifikuar në Institutin Gjyqësor të Kosovës
•    Trajnime të mbajtura për fushat e korrupsionit, prokurimit publik, hetimet financiare, pastrim i parave dhe krim i organizuar.

Trajnimet dhe Seminaret:

•    “Teknikat e Avancuara për Hetimin e Krimeve Financiare” - Projekt i BE-së
•    “Trajnim për trajner në hetimet financiare, bashkëpunim ndërinstitucional dhe hetime ndërkombëtare” – RIPA International
•    “Trajnim për konfiskim, ngrirje të aseteve dhe pastrim i parave”, – RIPA International
•    “Trajnim për shkathtësitë e përfaqësimit në Gjykatë” – NITA
•    “Zhvillimi i kapaciteteve në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë” – OSCE
•    Trajnime dhe seminare në fushën e hetimeve tatimore dhe doganore
•    Trajnime dhe seminare për Prokurim Publik
•    Trajnime, seminare, konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare

Gjuhët e huaja:

•    Njohës i gjuhës angleze dhe serbo-kroate.

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.