Zyra e Kryeprokurorit - Ish - Kryeprokurorët

ISMET KABASHI, ISH KRYEPROKUROR I SHTETIT -

Ismet Kabashi, Ish Kryeprokuror I Shtetit

z. Ismet Kabashi në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit është emëruar në shkurt të vitit 2010 deri në 05 gusht 2014, ditën kur ka mbushur kohën e pensionimit (65 vjet). Bazuar në Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit, Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Prokurorisë dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës me kompetenca për menaxhimin e përgjithshëm të Sistemit Prokurorial.

Ish -Kryeprokurori Kabashi filloi karrierën e tij si:

• 01.12.1972-03.10.1973 – gjyqtar dhe kryetar i gjykatës në Gjykatën Komunale të Skenderajt,

• 01.10.1974-01.10.1975 – gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë,

• 01.10.1975-12.07.1978 – gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë,

• 12.07.1978-30.06.1986 – kryeprokuror publik komunal në Mitrovicë,

• 01.07.1986-01.09.1988 – zëvendës kryeprokuror publik në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë,

• 01.09.1988-15.05.1990 – zëvendës kryeprokuror publik në Prokurorinë Publike Krahinore,

• 15.05.1990-29.12.1999 – avokat me seli të zyrës në Mitrovicë,

• 29.12.1999-01.04.2001 – kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë,

• 01.04.2001-30.06.2004 - avokat me seli të zyrës në Mitrovicë,

• 01.07.2004-16.02.2010 – prokuror në Prokurorinë Publike të Kosovës,

• 16.02.2010- 05.08.2014 – kryeprokuror i Shtetit,

•  01.01.2011- 05.08.2014 – kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.