Gjakovë - Departamenti për të Mitur

Xhavit Osmani -

Xhavit Osmani

Biografi
            
I  lindur më 29 maj 1954 në fshatin Morinë Komuna e Gjakovës.

Në Gjakovë kreu shkollën fillore dhe të mesmen.
Më pas ka vazhduar në Universitetin e Prishtinës- drejtimi juridik.

Pas diplomimit është inkuadruar si praktikant në Gjykatën Ekonomike të Qarkut - Gjakovë. Më përmbushjen e stazhit si praktikant nga viti1981-është punësuar në Qendrën e Sigurimit –Gjakovë ku ka mbuluar sektorin e njësisë  në deliktet e gjakut- krimet e rënda.

Pas 4 vite punë është emëruar kryeshef i kriminalitetit të përgjithshëm.

Në vitin 1990 largohet nga puna me masa të dhunshme nga ish regjimi serb.

Nga 24 prill 2000 ka filluar punën në Akademinë Policore në pozitën udhëheqës në Njësitin e hetimeve.

Më 22 tetor 2010 emërohet prokuror Komunal në Gjakovë ku edhe vazhdon të punoj.

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.