Mitrovicë - Departamenti për të Mitur

Zejnije Kela -

Zejnije Kela

Zejnije Kela eshte nga Mitrovica ku edhe ka kryer shkollen fillore dhe të mesme -(gjimnazi-drejtimi shkencor) kurse Fakultetin Juridik prane Universitetit te Kosoves në Prishtinë,kur u diplomua në vitin 1985.Po atë vit u punësua pranë Kuvendit Komununal në Mitrovicë si juriste e diplomuar dhe gjatë kësaj kohe ajo ka qenë caktuar në detyrat e referentit për marëdhënje pune dhe akte normative të KK dhe me vonë është zgjedhur shefe e shërbimit juridik dhe atij të përgjithshëm pranë KK në Mitrovicë të cilën detyrë e kreu deri më dt.17.07.1991, kur për shkak të mosbindjes politike me regjimin e Milosheviqit është larguar me dhunë nga puna.
Pas çlirimit të Kosovës më dt.01.07.1999 u kthye në vendin e saj të punës të cilën detyrë e ushtroi deri më dt.01.12.2000, kur kaloi në organet e Judikaturës në Mitrovicë –konkretisht në PPQ, ku filloi punën si praktikante ligjore e pastaj si bashkëpunëtore profesionale. Provimin e Jurisprudencës e dha më dt.23.12.2001 në Prishtinë.

Më dt.21.04.2005 nga PSSP i OKB në Kosovë- Petersen është emruar në detyrën e Prokurorit Publik Komunal në Mitrovicë. Nga nëntor 2008 e gjer më dt.14.05.2010 ka ushtruar detyrën e zëvendësit të Kryeprokurorit Komunal në Mitrovicë. Më dt.14.05.2010 është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiut- Prokurore Publike e Qarkut në Mitrovicë të cilën detyrë e ushtron aktualisht.

Ajo ka ndjekur disa trajnime brenda e jashtë vendit e sidomos:

Ndjekja dhe hetimi i trafikimit të narkotikëve (ICITAP-OPDAT)

Hetimi dhe ndjekja e rasteve të korrupsionit publik dhe veprave tjera të ngjashme,

Konventa Europiane mbi liritë dhe të drejtat e njeriut- Paraburgimi (sponzoruar nga Dep.Justice USA dhe OPDAT)

Hetimi dhe ndjekja e veprave të shkeljeve tatimore-(OPDAT) -

TASK FORCE në rastet e trafikimit të drogës,qenjeve njerëzore dhe korrupsionit publik (e Divizionit penal nga Dega Lindore e NC(Karolinës së Veriut USA),

Konferenca federale në hetimin e trafikimit të drogës në North Carolina (USA- Qendra e Konventave në Sunset Beach OCDETF/EAST FORCE).

Udhëheqja e hetimit të krimit financiar (sponzoruar nga AER-EU ).

Përveç shqipes e cila është gjuhë e saj amtare, ajo njeh gjuhën sërbe dhe angleze.

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.