Gjilan - Departamenti për të Mitur

Isuf Sadiku -

Isuf Sadiku

Isuf (Muharrem) Sadiku u lind më 17 korrik 1977 në Gjilan.
Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Gjilan.
Fakultetin Juridik e përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2001.

Studimet pasdiplomike të magjistraturës i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës,  më 14 korrik 2009, ku mori titullin magjistër i shkencave juridike penale ( Mr.sc.).

Më 11 mars 2006, e përfundoi me sukses Provimin e Judikaturës.

Më 14 dhjetor 2009, në Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK), e përfundoi me sukses programin fillestar për arsimim ligjor dhe provimin përgatitor për gjyqtarë/prokurorë.
Prej 6 shkurt 2002 deri me 6 shkurt 2003 punoi si praktikant në Prokurorinë Komunale në Gjilan.

Gjatë viteve 2003-2004, punoi zyrtar personeli në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan (Shërbimi Korrektues i Kosovës).
Prej 1 gushtit 2004 gjer më 22 tetor 2010, punoi jurist (i lartë) në Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë (Ombudspersonit) .

Ne dhjetor 2012, është certifikuar nga IGJK trajnues i drejtësisë për të mitur.

Më 22 tetor 2010, është Dekretuar Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjilan.

Më 1 janar 2013, është caktuar Prokuror për te Mitur ne Departamentin për te Mitur ne Prokurorinë Themelore ne Gjilan.

Ka publikuar :


• Artikullin “ E drejta për një proces të drejtë gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm kohor sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, botuar në revistën “Justicia 1/2009“ të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
• Librin monografik “ Ekzekutimi i sanksioneve penale në dritën e akteve më të reja ndërkombëtare” 2010.
• Shkrim publicistik“ Masat alternative ne vend te dënimit me burg” “Kosova Sot” 29 mars 2010
• Artikullin “ Kodi i Drejtësisë për të Mitur dhe kallëzimi penal i policisë” botuar ne Revistën    “ Mbrojtësi “Vëllimi VII Nr.2  2012.
• Bashkautor i “ Protokollit të Përbashkët Referues” për Institucionet e Drejtësisë për Fëmijë, botues IGJK, Prishtinë, 2012.
• Bashkautor i “ Modulit për Drejtësinë për Fëmijë “ botues IGJK, Prishtinë,  2012.


Rabije Jakupi -

Rabije Jakupi

Emri: Rabije.
Mbiemri: Jakupi
Mbiemri i vajzerise: Bajraliu
Data e lind.: 20.04.1964
Vendi i lindjes: fsh. Kopernicë, K.Kamenicë
Perk. nacionale: Shqiptar
Shtetsia: Kosovar
Gjendja martesore: E martuar, nene e dy femijeve
Gjuhet: Shqip, serbisht dhe anglisht kuptoj mire

Historia e edukimit:
Shkollën fillore “ Selami Hallaqi”në Gjilan, prej 1970 deri 1978,
Shkollën e mesme “Zenel Hajdini” ne Gjilan, prej 1978 deri 1982, ne Universitetin e Prishtines- Fakultetin juridik, prej vitit 1983 /1984, ka diplomuar me date 05.05.1989,

me date 24.02.2002 ka kryer Provimin e gjyqtarit per kundervajtje, organizuar nga Departamenti i Administratës Gjyqsore, si dhe nga i njejti departament i administrates gjyqësore me date 15.03.2003 ka kryer provimin e judikaturës.

Përvoja në punë:
Shkolla fillore “ Rexhep Elmazi”, vendi i punës sekretar-regjiser, periudha kohore prej datës 02.04.1996, deri më 31.12.2000, menagjimi i punëve-stafit ndihmës.

Prokuroria Komunale, ne Gjilan, vendi i punës referent-regjistrues i lëndëve penale, periudha kohore 02.01.2001, deri më datë 15.06.2004.

Prokuroria e Qarkut ne Gjilan, vendi i punës, bashkëpunëtore profesionale, periudha kohore prej datës 16.06.2004, deri më datë 20.04.2005,

Prokuroria Komunale ne Gjilan, vendi i punës Prokuror, i emëruar më datë 11.04.2005, nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit te përgjithshëm,
ndërsa me procesin e riemërimeve me date 22.10.2010 është emëruar U.D kryeprokurorit komunal ne Gjilan

Përvoja tjetër:
Ne qershor te vitit 2001 nënkryetare e shoqatës se juristeve dega ne Gjilan,
me 31 janar 2006 zëvendëse e kryetarit te Shoqatës së Prokurorëve Publik të Kosovës në Prishtine nga marsi i vitit 2010 deri me 17.12.2010

Aktivitetet tjera:
Anëtare e bordit drejtues te Shoqatës se Prokurorëve te Kosovës  nga data 17 12.2010.
Pjesëmarrëse ne  shume trajnime si brenda në Republikën e Kosovës ashtu edhe jashtë shtetit dhe e certifikuar ne shume trajnime te organizuara nga ICITAP e OPDAT ( droga, anticorruption, abuzimi seksual me fëmije,.

Trajnuese në Institutin Gjyqësor të Kosovës
Programi i Vazhdueshëm i Arsimimit Ligjor
E certifikuar në San Francisco nga Departamenti i drejtësisë SHBA-ve ,si trajnuese  ne programin “NITA”-  Mbi  Zhvillimin e shkathtësive gjate përfaqësimit ne Gjykim. Si dhe e certifikuar ne programin e vazhdueshëm mbi zhvillimin e shkathtësive gjate përfaqësimit ne gjykim.

Nga OPDAT dhe ICITAP e pajisur me certifikata nga pjesëmarrja ne trajnime;
Abuzimi seksual dhe pornografia me fëmijë,
Hetimi I korrupsionit public, Udhëheqja dhe hetimi I krimit financiar,
Mjetet shpërthyese – eksplozive, Bashkëpunimi ne mes gjykatave prokurorive dhe policies,  pjesëmarrëse ne Konferencën mbi trafikim me narkotike, e shume e shume trajnime tjera.

 

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.