Pejë - Departamenti për Krime të Renda

Agron Galani -

Agron Galani

I lindur me 09.11.1958 në Pejë, ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme.

Fakultetin Juridik e ka përfunduar në vitin 1984 në Universitetin e Prishtinës.

Nga data 04.01.1985 e gjer me datën 04.01.1986 ka punuar si praktikant në PPQ në Pejë. Nga data 05.01.1986 e deri më datën 31.12.1992 ka qenë Sekretar i PPQ në Pejë, ku edhe është larguar nga puna për shkak të masave të ndërmarra nga pushteti serb.

Nga data 15.09.1999 ka qenë i punësuar si administrator në PPQ në Pejë deri në muajin tetor të vitit 2003.

Nga muaji nëntor i vitit 2003, ka qenë i emëruar si prokuror i PPQ në Pejë deri me datën 29.06,2010 kur edhe është emëruar Kryeprokuror i PPQ në Pejë, të cilën detyrë e ushtron edhe tani.

Ardian Hajdaraj -

Ardian Hajdaraj

Lindur më 22.04.1976 në Pejë, me vendbanim në rr. “Ali Hysvukaj” nr.15 K.Pejë.

Arsimimi:

- FAKULTETI JURIDIK PRISHTINË, Diplomuar më 23.03.2002.

- PROVIMI I JURISPRUDENCËS, 8  MAJ 2004.

- PROVIMI HYRËS PËR GJYQTAR DHE PROKURORË, SHTATOR 2009.

Përvoja profesionale:

PRAKTIKA JURIDIKE, ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS, 2002-2003.

BASHKËPUNËTOR PROFESIONAL në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, nga data 15.09.2004 gjerë më dt. 22.10.2010.

Trajnimet profesionale:

1.    Bizneset bashkëkohore ndërkombëtare,
2.    Programi praktik klinik i procedurës civile,
3.    Programi praktik klinik i administratës publike,
4.    Programi praktik klinik i procedurës penale,
5.    Edukimi i vazhdueshëm ligjor (ABA-CEELI),
6.    Programi fillestar për arsimim ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës,
       Instituti Gjyqësor i Kosovës, 15.09.2009 gjerë më 03.12.2010.

Pozita aktuale:

PROKUROR PUBLIK në Prokurorinë Publike Komunale në Pejë, dekretuar më datë 22.10.2010.

Haxhi Sinanaj -

Haxhi Sinanaj

Haxhi (Shaban) Sinanaj

I lindur me 20/03/1957 në fshatin Isniq komuna e Deçanit, i martuar, baba i 4 fëmijëve.

Shkollën fillore e kam mbaruar në fshatin Isniq komuna e Deçanit, ndërsa shkollën e mesme Gjimnazin " Vëllezërit Frashëri" në Deçan, ndërsa fakultetin juridik e kam përfunduar në Prishtinë në vitin 1982, ndërsa Provimin e judikaturës e kam dhënë me datë 14/03/2002.

Përvoja e punës:

Nga data 13/12/1982 kam punuar si sekretar në shkollën fillore " Isa Boletini" në fshatin Isniq;

Nga 01/01/2000 e deri më  01/05/2005, kam punuar  Gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Deçan;

Nga 01/05/2005, jam zgjedhur Prokurorë në Prokurorin e Qarkut - Departamenti për Krime te Rënda në Pejë, të cilën detyrë e ushtroj edhe tani;

Nga 01 janar 2016, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës......vazhdon

Trajnimet e ndjekura:

Në vitin 2000 kam ndjekur trajnimin e organizuar nga OSCE në Institutin e Gjyqësisë të Kosovës për gjyqtarë dhe Prokurorë;

Më 21-22/gushtë/200 kam ndjekur trajnimin e organizuar nga Këshilli i Evropës për Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut;

Më 04 - 06 Qershor 2003, kam ndjekur trajnimin në Institutin Gjyqësorë të Kosovës në bashkëpunim me organizatën për Zhvillim ndërkombëtar të Ligjit (IDLO) për çështjet e shkathtësive efektive për vendimmarrje;

Nga 03 - 05 shkurt 2003 nga Institut Gjyqësorë i Kosovës me bashkëpunim me IDLO- kam ndjekur trajnimin nga caktimi i çështjes të vendimit përfundimtar;

Më 22 - 23 nëntor 2004, në Institutin Gjyqësorë të Kosovës në bashkëpunim me USAD-it, aplikimi profesional i magjistratës.

Nga data 27 - 30 shtatorë 2005, i organizuar nga USAD-it, kam kryer trajnimin për menaxhim të rasteve;

Nga data 17 - 20 nëntor 2009 në Karolinën e Veriut kam ndjekur trajnimin për hetimin shtetëror të Drogave;

Në Qershor të vitit 2009 në Prishtinë nga Departamenti i Gjyqësorit Amerikan kam ndjekur trajnimin për seancat e shqyrtimit kryesorë, e po ashtu kam kryer edhe trajnime  tjera në nivelin regjional.

Sahide Gashi -

Sahide Gashi

Datëlindja - 09.06.1965

Shkollimi


Ne Prishtine ka kryer filloren, shkollën e mesme-gjimnazin 'Xhevdet Doda"dy vite, dy vite ne shkollën e mesme teknike"Milladin Popoviq" drejtimi i Kibernetikës, si dhe Fakultetin Juridik dhe provimin e Jurisprudencës

Karriera e punës

Ne vitin 1999 anëtare e Shoqatës se Juristeve OJQ"KODI" ne Peje
Ne vitin 2001-2002  kryen stazhin e praktikes ne Gjykatën e Qarkut ne Peje
Ne vitin 2002-2003 zgjidhet drejtoreshë ne Ndërmarrjen Publike "Ambienti ne Peje dhe ne ndërkohe e jepe Provimin e Jurisprudencës
Ne prill te  vitit -2004 kalon si bashkëpunëtore Profesionale ne Prokurorin Publike Komunale ne Peje
Ne vitin 2005 jepe provimin Hyrës për Gjyqtar e Prokuror dhe vijon trajnimet ne Institutin Gjyqesor te Kosovës
Ne nëntor te vitit 2006 emërohet Prokurore ne PPK ne Peje

Te tjera

Është trajnere e Organizatës Tejoqeanike për Zhvillimin e Shkathtësive Gjyqësore te SHBA-ve "NITA"titull ky i fituar ne SHBA dhe Trajnere në Institutit Gjyqesor te Kosovës

Është certifikuar ne:
- Tasc Forc per antikorrupsion nga Prokuroret e SHBA-ve, nëpërmes Zyrës Amerikane e-USAID-it-ICITAP ne Prishtine,
- për Marrëveshje për Fajësi,
- për Krimet Financiare e Ekonomike,
- Shpëlarje Parash
- Për mjete shpërthyese etj

Valbona Disha Haxhosaj -

Valbona Disha Haxhosaj

Valbona Disha Haxhosaj u lind më 05.06.1973 në Pejë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2006.

Jeton në Pejë, është e martuar dhe ka  dy fëmijë.

Përvoja e saj fillon si referente në Prokurorinë e Qarkut në Pejë 2001-2006. Nga tetori 2006-korrik 2011 si Bashkëpunëtore Profesionale ne Prokurorinë Komunale në Pejë dhe nga muaji gusht 2011 kalon në Gjykatën e Qarkut në Pejë në po të njëjtën pozitë.

Përvoja e saj llogaritet rreth 10 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë e Qarkut në Pejë.

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.