Gjilan - Departamenti për Krime të Renda

Afrim 	Shefkiu -

Afrim Shefkiu

Afrim Shefkiu, i lindur më datë 14.08.1959, në fshatin Përlepnicë, K. e Gjilanit.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan,
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, në Prishtinë, në vitin 1987,
Provimin e Judikaturës e ka kryer më datë 15.07.1990,

Eksperienca:

Prokuroria Publike Komunale në Gjilan – Praktikant 20.07.1988-20.12.1990,

Sekretariati Komunal për Mbrojtje Popullore-  Gjilan, Referent Juridik, 15.03.1990- 03.09.1990,

Bashkëpunëtor profesional në avokaturë 10.05.1994- 24.03.1999,

Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal Gjilan, bashkëpunëtor profesional nga data 01.07.1999 – 31.12.1999,

Gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Gjilan nga data 17.01.2000 – 01.08.2000,

Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan, 01.08.2000
-01.08.2002,

Prokuror Komunal në PPK në Gjilan 01.08.2002 – 29.05.2004,

Prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan, 29.05.2004 – 27.03.2007,

Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, 27.03.2007 – 27-05.2008,

Prokuror në PPQ në Gjilan 27.05.2008 – 29.06.2010,
Avokat nga data 05.10.2010 – 22.02.2012,

Që nga data 22.02.2012, ushtron detyrën e Prokurorit Publik të Qarkut në Gjilan,

Trajnimet:

Ka vijuar trajnime të shumta në IGJK-Prishtinë, OPDAT dhe ICITAP dhe është pajis me certifikata të ndryshme.

Ka qenë në vizita studimore dhe vizita pune në Gjermani, Itali dhe SHBA.

Prej gjuhëve të huaja flet rrjedhshëm gjuhën serbo-kroate, ndërsa gjuhën angleze në nivelin mesatarë.

Agron Uka -

Agron Uka

Zëvendës i kryeprokurorit të prokurorisë së Qarkut në Gjilan

Datëlindja 29.08.1960

Vendlindja:Gjilan

Agron Uka, diplomoi në Fakultetin juridik pranë Universitetit, të Prishtinës, më dt. 12.02.1987. Pas vete ka karrierë të pasur, në sistemin gjyqësor. Ku më 01.10.1988 ka shërbyer si praktikant në Gjykatën Komunale në Gjilan, e më pas në bazë të marrëveshjes mbi plan-programin jugosllav për aftësimin e kuadrove të njëjtin e transferon në Gjykatën Komunale të Qarkut në Valevë për rreth dy vite gjer në qershor të vitit 1990.Kthehet prapë në Gjykatën Komunale në Gjilan, në cilësi të praktikantit dhe në shtator të vitit 1990, largohet nga puna si të gjithë punëtorët tjerë.

Pas luftës më 01.03.200, kyçet në Gjykatën Komunale, në Gjilan, në cilësi të bashkëpunëtorit profesional, ku me pas emërohet, Prokuror në Prokurorinë publike Komunale në Gjilan, më 01.06.2004,Ku vazhdon punën gjer më 01.07.2010, emërohet prokuror i Qarkut të Gjilanit, dhe vazhdon punën aktualisht si zëvendës i kryeprokurorit të Qarkut në Gjilan.

Që nga viti 2005 është trajnues i certifikuar nga IGJK-së, ku edhe vazhdon të mbaj trajnime rreth kodit të etikës. Ndërsa në vitin akademik 2008 ka të regjistruar shkallën e magjistraturës, ku në qershor të vitit 2010 i ka përfunduar të gjitha provimet.

Arben Ismajli -

Arben Ismajli

Arben (Xhevat) Ismajli, i lindur me 07.06.1976 në Gjilan, tani me vendbanim në fsh. Ramjan, komuna e Vitisë.

Rrethanat familjare:
I martuar, prind i një fëmiu

Shkollimi:
Jurist i diplomuar në fakultetin juridik të UP-së.
Studimet Postdiplomike, programi Master drejtimi- Penal,(me ka mbetur vetem tema për ta mbrojtur).
Provimi i jurispodencës
Trajnimi për gjyqtar dhe Prokuror IGJK-ë.
Sidhe shumë trajnime tjera për tema të ndryshme.

Punësimi:

Anëtar i Kshillit Prokurorial të Kosovës nga dt. 01.01.2016.

Prokuror në Prokurorin Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda prej 01.11.2015.

Prokuror në prokurorin Themelore në Gjilan-departamenti i Përgjithshëm që nga dt. 15.05.2012 i dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Supreme të Kosovës 01.04.2010 deri 14.05.2012.

Bashkëpunëtor profesional në PPK-ë në Gjilan, 01.12.2007 deri 31.03.2010.

Bashkëpunëtor profesional në avokaturë në Viti, prej 03.01.2005 deri 30.11.2007.

Ndërmjetsues  në Care International Kosova nga dt. 01.11.2004 deri 31.12.2004.

Praktikant në avokaturë në Viti, nga dt. 01.11.2003 deri 30.10.2004

Me dt.. 29.01.2016.- Gjilan. 

Arben Kadriu -

Arben Kadriu

Arben Kadriu, ka lindur në Gjilan, më datë 09.02.1974.

Shkollen fillore dhe të mesme i ka kryer në Gjilan.

Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Juridik më 2001.

Nga viti 2001 deri në vitin 2005, ka punuar bashkëpunëtor Profesional ne avokaturë.

Nga viti 2005 deri në vitin 2010, ka punuar avokat.

Në Institutin Gjyqësor të Kosovës ka mbaruar Programin fillestar për arsimim ligjor.

Më datë 20 Gusht 2010 është dekretuar prokuror i Qarkut në Gjilan.

Shaban Spahiu -

Shaban Spahiu

I lindur më 06.03.1957 në fsh. Muqivërc Komuna e Kamenicës, ku ka kryer 4 klasë të shkollës fillore, kurse 4 klasë të tjera në fsh. Roganë Komuna e Kamenicës.

Shkollën e mesme gjimnazin e ka kryer në fsh. Hogosht e K e Kamenicës. Fakultetin Juridik e ka kryer në Prishtinë. Ka filluar punën për herë të parë si praktikant më 01.03.1981, në Avokaturën Publike Komunale në Kamenicë, ku pas kryerjes së stazhit si praktikant është radhitur bashkëpunëtor profesional i Avokatit Publik të Komunës.

Në dhjetor të vitit 1983, është emëruar gjykatës në Gjykatën për Kundërvajtje në Kamenicë, dhe këtë detyrë e ka ushtruar gjer në muajin shtator të vitit 1990, kur me vendimin e Kuvendit të Republikës së Serbisë në mënyrë kundërligjore largohet nga puna, sikurse është bërë edhe largimi masiv nga puna i të punësuarve shqiptar, nga regjimi i atëhershëm i Serbisë, dhe prej atëherë ka ngelur i pa punë, gjer në muajin dhjetor të vitit 1999.

Në dhjetor të vitit 1999, është emëruar Kryetar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Kamenicë, të cilën detyrë e ka kryer gjer në fund të muajit prill të vitit 2005 kur është emëruar prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan, ndërsa nga 1 korriku i këtij viti emërohet prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan, ku edhe aktualisht punoj.

Shqipdon Fazliu -

Shqipdon Fazliu

INFORMATAT PERSONALE

Emri dhe mbiemri: SHQIPDON FAZLIU
E-mail: [email protected]

Nacionaliteti: Shqiptar

Datelindja:05. 09. 1975, Gjilan
Gjinia: Mashkull

PERVOJA E PUNES

• Datat ( 22.10.2010 -)
• Emri dhe adresa e punëdhënësit Prokuroria Komunale ne Gjilan
• Lloji i ativitetit Prokuroria
• Pozita Prokuror
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë -Hetimi i veprave penale
- Ushtrimi i ndjekjes penale
- Mbledhja e te dhenave dhe informacioneve per fillimin e procedures penale
- Paraqitja e aktit akuzues, ankeses dhe mjeteve tjera juridike

• Datat (2010 –2010) OJQ
• Emri dhe adresa e punëdhënësit CRPK Civil Rights Program Kosovo
• Lloji i aktivitetit Ndihma ligjore
• Pozita Udheheqes Ligjor
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë UL është përgjegjës për zhvillimin dhe elaborimin e strategjive për CRP/K-në (duke inkuadruar rastet gjyqësore), politikat dhe metodologjinë në bashkëpunim të ngushtë me DE.
UL asisiton DE-në në zhvillimin e instrumenteve regjionale dhe praktikave ndërkufitare për bashkëpunim dhe koordinim.
UL është përgjegjës që CRP/K-ja aktivisht të identifikojë problemet ligjore që mbesin të padresuara dhe pa zgjidhje efektive për gruper qëllimore.
UL në raste përjashtuese dhe në interesin më të mirë , si dhe në bashkëpunim më DE-në, do të sistemojë ndonjë staf ligjor, me kualifikime të posaçme, në ndonjë zyre tjetër, në mënyrë që ta ndihmojë atë zyre në raste konkrete.
UL-ja është përgjegjës së bashku me DE-në për rekrutimin dhe trajnimin e stafit të ri ligjor dhe stafit tjetër të CRP-K-së.

• Data (2004 –2009) OJQ
• Emri dhe adresa e punëdhënësit CRPK Civil Rights Program Kosovo
Lloji i aktivitetit Ndihme juridike
Pozita Udhëheqës i Zyres
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë - përfaqësimi i klientëve në gjykata
- pergatitja e raporteve dyjavore dhe mujore si dhe raporteve tjera të kërkuara
- përgjegjës për menaxhimin e zyres dhe stafit

• Datat (2003-2004)
• Emri dhe adresa e punëdhënësit ICON - INSTITUTE
• Lloji i aktivitetit Institut
• Pozita Ekspert Ligjor
• Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë

• Data (2004 –2009)
• Emri dhe adresa e punëdhënësit Oda e Avokateve te Kosoves dhe ABA-CEELI
Lloji i aktivitetit Avokature
Pozita Praktikant
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë

EDUKIMI DHE TRAINIMI

• Data (2005) 25.04.2005-
• Emri dhe lloji i organizates e cila e ka mbajtur edukimin dhe trainimin Instituti Gjyqesor i Kosoves
• Lendet kryesore/ shkathtesite profesionale te mesuara Certifikimi per gjykates dhe prokuror
• Titulli i fituar i kualifikimit Gjykates/Prokuror i certifikuar

• Data (2003) 28.12.2003
• Emri dhe lloji I organizates e cila e ka mbajtur edukimin dhe trainimin Ministria e Drejtesise
• Lendet kryesore/ shkathtesite profesionale te mesuara Avokat
• Titulli i fituar i kualifikimit Avokat i Certifikuar

• Data (2001) 25.06.2001
• Emri dhe lloji I organizates e cila e ka mbajtur edukimin dhe trainimin Fakulteti Juridik - Prishtine
• Lendet kryesore/ shkathtesite profesionale te mesuara Jurist
• Titulli i fituar i kualifikimit Jurist i Diplomuar

• Datat (1990 – 1994) Shkolla e Mesme
• Emri dhe lloji I organizates e cila e ka mbajtur edukimin dhe trainimin Shkolla e Mesme “Marin Barleti” Gjilan
• Lendet kryesore/ shkathtesite profesionale te mesuara Ekonomike
• Titulli i fituar i kualifikimit Shkollimi i mesem

• Datat (2005) Instituti gjyqësor i Kosovës
• Emri dhe lloji i organizates e cila e ka mbajtur edukimin dhe trainimin Instituti gjyqësor i Kosovës
• Lendet kryesore/ shkathtesite profesionale te mesuara Gjyqtar dhe prokuror i certifikuar
• Titulli i fituar i kualifikimit Gjyqtar dhe prokuror i certifikuar

GJUHA AMTARE: GJUHA SHQIPE

GJUHET TJERA

GJUHA ANGLEZE
• Leximi Shkelqyeshem
• Shkrimi Shkelqyeshem
• Komunikim verbal Shkelqyeshem

GJUHA SERBOKROATE
• Leximi Shkelqyeshem
• Shkrimi Shkelqyeshem
• Komunikimi verbal Shkelqyeshem

AFTESITE PERSONALE DHE KOMPETENCAT
Te marra ne kurse te jetes apo kariesre te cilat nuk jane te dokumentuara me certifikata dhe diploma.

AFTESITE TEKNIKE DHE KOMPETENCAT
Me kompjutere, pajisje te ndryshme, makineri etj.

PROGRAMET E KOMPJUTEREVE: MS WORD, MS EXCEL, MS POWER POINT, INTERNET EXPLORER

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.