Prishtinë - Departamenti për Krime të Renda

Arian Gashi -

Arian Gashi

Arian Gashi, u lind më 31.05.1980 në Suharekë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003 ndërsa provimin e Judikaturës e përfundoi në vitin 2007.

Pas diplomimit filloi punën si Mësimdhënës i lëndëve juridike me nxënës të ciklit të mesëm në Suharekë. Përfundoi praktikën si avokat praktikant në vitin 2004 ku menjëherë filloi punën si  Zyrtar i Shërbimit Sprovues të Kosovës duke u avancuar më pastaj pas tri vite në pozitën e  Shefit të Divizionit për Ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative në SHSK, Ministria e Drejtësisë. Nga viti 2008-2010 ka punuar si Auditor Gjyqësor në Njësinë e Auditimit Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Nga muaji mars-korrik 2010 ka punuar Zyrtar për Vlerësim Profesional në Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial - IJPC. Nga korriku 2010 gjer në dhjetor 2012 ka punuar si Këshilltar Ligjor i Gjyqtarëve të Eulex-it.

Gjatë viteve 2014-2015 ka kryer me sukses studimet post diplomike në Universitetin Wake Forest University në Carolinen  e Veriut - SHBA ku ka marr titullin “Master of Law in American Law”.

Ka ndjekur trajnime të ndryshme ku është Qertifikuar në: Procedurë penale, civile, Administratë publike, Shkrim ligjor, Ndërmjetësim, Arsyetim ligjor, Mbrojtja ndërkombëtar e të drejtave të fëmijëve, Ndihma Juridike Ndërkombëtare, Programi – NITA, Hetimi me Narkotik, Ekstremizmi i dhunshëm – Radikalizmi organizuar nga ICITAP etj.

Përveç gjuhës amëtare flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht.

Ka marr pjesë në vizita studimore të ndryshme në Suedi, Rumani, Poloni, Gjermani etj

Përvoja e tij llogaritet rreth 13 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Gjakove, ndërsa me 28 dhjetor 2015 merr mandatin e përhershëm të Prokurorit të Shtetit.

Armend Hamiti -

Armend Hamiti

Armend Hamiti, u lind më 18.02.1976 në Mitrovicë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2010.

Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Pas diplomimit në vitin 2004 filloi punën si Bashkëpunëtor Profesional në Avokaturën e Naser Pecit në Prishtinë, gjatë vitit 2005 punoi si Këshilltar Ligjor në Qendrën për Drame dhe Aktivitete Kreative “Qeshu-Smile”, ndërsa nga viti 2005-2008 punoi si Zyrtar Ligjor, përkatësisht Zyrtar i Lartë Ligjor në Prokurorinë Speciale të Kosovës, 2008-2010-Zyrtar Ligjor në Teb Bankë në Prishtinë, pastaj nga janari 2010-maj 2011 si Këshilltar Ligjor në ICITAP(Programi për Ndihmë në Trajnime në Hetimet Kriminale Ndërkombëtare) Nga gushti 2012 e tutje punon si Zyrtar Ligjor në GIZ.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Prishtine. 

Besa Limani -

Besa Limani

Bukurije Gjonbalaj -

Bukurije Gjonbalaj

Bukurije Gjonbalaj, u lind më 23.04.1965 në Fushticë të Epërme. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 1992. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2003.

Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Përvoja e saj filloi nga viti 2001 si praktikante në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nga viti 2004-2011 punoi si Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorin e Qarkut në Prishtinë. Nga shtatori 2011 është duke punuar si Analiste e Lartë për Vlerësimin e Përformances në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ka përvojë pune mbi nëntë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.
 

Dulina Hamiti -

Dulina Hamiti

Ferdane (Bajram) Sylejmani  -

Ferdane (bajram) Sylejmani

Ferdane (Bajram) Sylejmani e lindur më 19.04.1957 në Prishtinë.

Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Ivo Llolla Ribar" në
Prishtinë.

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më datën 22.02.1989, drejtimi i përgjithshëm.

Provimin e jurispodencës e ka dhënë në muajin dhjetor të vitit
2002.

Në cilësinë e praktikantes ka punuar në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë, nga data 15.01.1990 deri më datën  28.05.1991, si dhe nga data 01.01.2001 deri më datën 31.12.2001.

Nga data 01.01.2002 e deri më datën 24.11.2003 ka punuar si
referente juridike.

Nga data 10.06.2004 është emëruar prokurore në Prokurorin Publike Komunale në Prishtinë, ku edhe tani vazhdon punën në këtë pozitë

Feti Tunuzliu -

Feti Tunuzliu

Fitore Sadikaj -

Fitore Sadikaj

Fitore Sadikaj, u lind më 17.07.1978 në Istog. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2002. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2007.

Jeton në Prishtinë.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012 Profili Prokuror.

Pas diplomimit në vitin 2003-2004 filloi punën si Praktikante e më vonë Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, të cilën pozitë është duke e ushtruar ende.

Përvoja e saj llogaritet rreth nëntë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.
 

HABIBE SALIHI -

Habibe Salihi

HABIBE STATOVCI SALIHI
 
Data e lindjes : 14.05.1968
Kombësia : Shqiptare /Kosovare
Gjinia : Femër
Statusi martesor : e martuar
 
Edukimi :
-Studime posdiplomike -drejtimi Civil WUS Austria viti 2010/11
-Provimi i Jurisprudencës  2003
-Fakulteti Juridik  2002
-Shkolla e mesme ekonomike-drejtimi juridik  ne Prishtine
-shkolla fillore "Emin Duraku" ne Prishtine
 
Trajnimet
 
- EU-LER Reformimi i Sistemit  te Arsimit
  E drejta Evropiane , E drejta civile , trajnim 5 ditor  qe vazhdon lidhur me
  te Drejtën e BE -se , ka filluar ne maj 2010 vazhdon deri ne prill 2011
 
-  Pengu dhe hipoteka  07.04.2010- IGJK  dhe USAID
-  Konventa Evropiane për te Drejtat e Njeriut 
 - Neni 5-6  nga KEDNJ
 -Privimi i lirisë ne kontekst te se drejtës civile neni 5 KEDNJ
 -Kompensimi i demit material dhe jo material
- Dëshmitaret e privilegjuar
- Reformimi i sistemi gjyqësor nga USAID-i janar-qershor 2006, etj .
 
 Gjuhet:
 shqip (gjuha amtare)
 gjermanisht   - mire
 serbisht   - mire  

Hivzi Bajraktari -

Hivzi Bajraktari

Hivzi Bajraktari, i lindur më 07.03.1958, në fshatin Rudicë, komuna Klinë.

Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" në Kline.

Me 10.06.1991 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë me 14.06.2003.
Praktikën e ka kryer në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Klinë nga dt. 04.12.2000 e deri më dt. 28.02.2003.

Nga dt. 1.06.2003 e deri më dt. 30.06.2004 ka punuar si referent në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Klinë.
Nga dt. 01.07.2004 e deri më dt. 22.10.2010 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë.

Me dt. 22.10.2010 është dekretuar Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë.

Ibrahim Berisha -

Ibrahim Berisha

Ikramije Bojaxhiu -

Ikramije Bojaxhiu

Ikramije Bojaxhiu, e lindur më 06.12.1969, në fshatin Plavë, Komuna e Dragashit, jeton në Prishtinë.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Prizren.
Në vitin 2001, ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2004, ka kryer Provimin e Jurisprudencës.

•    Përvoja e punës:

Prej vitit 2003-2004, Praktikante në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë;
Nga muaji mars 2004, deri në dhjetor 2004, zyrtare ligjore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë;
Prej 01.01.2005, deri më 20.10.2010, bashkëpunëtore profesionale në PPQ, në Prishtinë;
Nga data 22.10.2010, deri më 31.12.2010, Prokurore në ish Prokurorinë Komunale në Prishtinë;
Nga data 01.01.2011, Prokurore në ish Prokurorinë e Qarkut-Prishtinë, ndërsa nga janari  i vitit 2013, Prokurore në Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë;
Nga 01 janar 2016, anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës ....... vazhdon

•    Trajnime profesionale të ndjekura jashtë vendit:

Nga viti 2009, deri në vitin 2010, kam ndjekur trajnimin për Gjyqtar dhe Prokuror (Programi fillestar për arsimimin ligjor) në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe aktualisht trajnere e angazhuar në Programin Fillestar Ligjor në këtë Institut.

Ka të kryer trajnimin për të drejtën Evropiane në vitin 2010, pastaj trajnimin e aftësimit për trajner për të drejtën Evropiane, tani trajnere për aplikimin e së drejtës së BE-së në praktikë.

•    Ka përpiluar Modulin me temën procesverbalet.
•    Ka punuar temën “Gjykata Evropiane e Drejtësisë”,  pjesë e Modulit për të Drejtën e Bashkimit Evropian.
•    Trajnim i trajnuesve -niveli bazik-Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe trajnimi 10 mujor për trajner;
•    Trajnimi për menaxhimit dhe operimin e Gjykatave, në Akademinë Gjyqësore në Turqi;
•    Trajnimi për krimet kundër mjedisit, në Budapest;
•    Trajnimi për Akcesionin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e krimit të organizuar transnacional, në Zagreb;
•    Ka marrë pjesë në vizitë studimore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg dhe në konferencën e mbajtur në Trier të Gjermanisë, të organizuar nga Akademia Gjyqësore.
•    pjesëmarrëse në vizitën studimore në Zagreb, me temën “Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit”.
•    Ka kryer trajnimin në Kroaci, me temën “Aksesioni Evropian dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën e krimit të organizuar”.    
•    Ka marrë pjesë trajnimin e mbajtur në Budapest-Hungari, me temën “Trafikimi me qenie njerëzore”;
•    Ka ndjekë trajnimin në Budapest, me temën “Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit”;
•    pjesëmarrëse në punëtorinë e mbajtur në Ohër, në trajnimin e organizuar nga Agjencioni i Aviacionit Civil të shtetit të Maqedonisë;
•    pjesëmarrëse në punëtorinë e mbajtur në Bukuresht, për projektin “Bashkëpunimi mbi krimin kibernetik”;

•    Trajnimet e ndjekura në vend
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Përmirësimi i shkathtësive trajnuese”;
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim”, sipas programit NITA.
•    Ka të kryer trajnimin me temën “Avokimi i viktimave-dëshmitarët”;
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Keqtrajtimi dhe Pornografia e fëmijëve”, organizuar nga ICITAP.
•    Ka marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temën “Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale”, të organizuar nga Dogana e Kosovës dhe DFID.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Kodi i Procedurës Penale dhe procedurat gjyqësore”.
•    Ka të kryer trajnimin me temën “Auditimi i zbatimit të Ligjit të Prokurimit”, organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit-Prishtinë.
•    Ka marrë pjesë në seminarin regjional me temën “Menaxhimi i aseteve të konfiskuara”.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Hetimi i vrasjeve”, organizuar nga ICITAP-Prishtinë.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Provat dhe të provuarit”, të organizuar nga Ambasada Amerikane.
•    Ka ndjekë trajnimin me temën “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”, organizuar nga IGJK-OSBE.
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën “Zbatimi i Strategjisë për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori”;
•    Ka marrë pjesë në trajnimin me temën për “Torturën Protokolli i Stambollit dhe konventat ndërkombëtare”;
•    Ka marrë pjesë në Konferencën me temën “Promovimi i reformave në paraburgim”;

Ilaz Beqiri -

Ilaz Beqiri

Javorka Perlinqevic -

Javorka Perlinqevic

Javorka Perlinqevic, u lind më 27.05.1966 në Babimofc. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1991. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 1997 në Beograd.

Jeton në Jazhincë, Komuna Shterpcë, është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Pas diplomimit në vitin 1991-1992 filloi punën si Praktikante në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, nga viti 1992-1999 punoi si Udhëheqëse e grupit për mbrojtjen e personave te rritur në Qendrën për pune sociale në Prishtinë, pastaj nga 1999-2002 si sekretare në Sekretariatin e Këshillit të perkoheshum ekzekutues në Prishtinë, dhe nga 2003-2011 në pozitën Drejtor në ndërmarrjen “Genes Tours” në Brezovicë.

Përvoja e saj llogaritet rreth nëntëmbëdhjetë vite e gjysmë.

Ajo është pjesëtare i etnitetit jo shumicë në Kosovë-Serbe.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit znj.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Prishtine.
 

Kujtim Munishi -

Kujtim Munishi

Kujtim Munishi, u lind më 11.11.1975 në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2011.

Jeton në Gjilan, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Pas diplomimit filloi punën si Zyrtar Ligjor për Hetime dhe Verifikime, Drejtorati për Çështje Pronësore e Banesore përkatësisht Agjencioni Kosovar i Pronës deri në shtator 2008, kur u punësua si Këshilltar i Lartë Ligjor në Programi për të Drejtat Civile në Gjilan. Nga shtatori 2009 është duke punuar si Këshilltar Ligjor i Gjyqtarëve të Eulex-it.

Përvoja e tij llogaritet rreth 8 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Gjilan.
 

Merrushe Llugiqi -

Merrushe Llugiqi

Shemsije Asllani -

Shemsije Asllani

Shemsije Asllani u lind më 06.05.1976 në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2007.

Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Pas diplomimit nga shkurti 2003-korrik 2003 punoi si praktikante në shoqatën “NORMA” , dhe nga janari 2005 punon si  Administratore në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë.

Ka përvojë rreth 8 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Mitrovice.
 

Valdet Gashi -

Valdet Gashi

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.