Departamenti për Krime të Renda

Idain Smailji -

Idain Smailji

I lindur më  28.10.1960 .

I martuar, baba i tre fëmijëve.

Prokuror i Prokurorisë së Apelit të Republikës së Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda.

Anëtarë i Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës.

Zëvendës i Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës me mandat trevjeçar që nga muaji prill 2014.

Shkollën fillor dhe gjimnazin e përfundoi në Prizren.

Diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë më 19. prill 1984.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë  më 27. shkurt 1987.

Pas diplomimit ka punuar si profesor i lëndëve juridike në Qendrën e mesme profesionale të arsimit në Prizren.

Praktikën gjyqësore e ka vijuar në vitin 1985-1986 në Gjykatën e Qarkut.

Ka punuar si bashkëpunëtorë profesional dhe gjyqtar jo i përhershëm në Gjykatën Themelore të Punës së Përbashkët në Gjakovë, pastaj si avokat në Prizren, e më pastaj si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Suharekë deri më 01.02.1999.

Në gusht të viti 2000 është emëruar për prokuror publik të Prokurorisë Publike Komunale në Prizren.  

Në muajin tetor të vitit 2010 me Dekret DP-054-2010 të U.D. Kryetarit të Republikës së Kosovës është emëruar prokuror publik i Prokurorisë Publike Komunale në Prizren.

Me vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës A.nr.05/11 që nga 15. shkurti i vitit 2011 është zgjedhur anëtar i Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës.

Me Dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës DP-008-2011 që nga 03.10.2011 është emërtuar prokuror i Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.

Anëtarë i Këshillit Prokurorial të Kosovës është zgjedhur përsëri me vendim nga 08.dhjetori 2012 godine me mandat pesëvjeçarë nga radhët e prokurorëve shtetëror të Prokurorisë së Apelit.

Nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës është zgjedhë përsëri anëtarë i Këshhillit Drejtues të Institutit Gjyqësorë të Kosovës.

Me propozim të Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës, për punë profesionale në vitin 2012 si prokuror publik i Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës i është ndarë shpërblimi Çmimi për Drejtësi „Heroi Sali Çekaj“.

Krahas gjuhës amtare flet pjesërisht gjuhën Shqipe dhe shumë pak gjuhën Gjermane.

E-mail:
[email protected]
[email protected]

Sabri 	Ademi -

Sabri Ademi

Xhevdet Bislimi -

Xhevdet Bislimi

Xhevdet Bislimi ka lindur më 15.12.1959 në fshatin Shipol Komuna Mitrovicë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërkaq shkollën e mesme gjimnazin e  atëhershëm ‘’Silvira Tomazini’’ në Mitrovicë.
 
Në fillim të vitit 1986 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë duke fituar titullin  jurist i diplomuar.

Më 01.08.1986 filloi punën praktike në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Pas 8 muajsh emërohet gjyqtar pranë të njëjtës gjykatë ku ushtroi funksionin e gjyqtarit deri me grevën e 3 shtatorit të vitit 1990, kur u shkarkua nga ky funksion.

Më 01.01.2000 rifillon punën në pozitën e gjyqtarit pranë të njëjtës Gjykatë, ndërsa në muajin maj të vitit 2004 emërohet prokuror i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, të cilët pozitë e ushtroi  gjer më 31.12.2012.

Nga 1 janari 2013 vazhdon punën si prokuror në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë.

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.