Pejë - Departamenti i Përgjithshëm

Ardita	Beqiraj -

Ardita Beqiraj

Esad Muharremi -

Esad Muharremi

Esad Muharremi, u lind më 24.05.1952 në Pejë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 1983. Provimin e judikatures e kaloi në vitin 2006.

Jeton në Pejë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Përvoja e tij fillon qysh në vitet  1983, fillimisht si Inspektor Sanitar në KK Pejë deri në vitin 1986, pastaj  si Udhëheqës i Shërbimit të Përbashkët në Burgun e Qarkut deri më 1999. Përvojën si Gjyqtar e filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në tetor 2010 pasi që nuk e kishte kaluar Kodin e Etikës. Kandidati nga janari 2011 punon si avokat në zyrën e tij në Pejë.

Përvoja e tij llogaritet rreth 19 vite.

Ai është pjesëtar i etnitetit jo shumicë në Kosovë-Boshnjak.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Peje.
 

Fatime Dërmaku -

Fatime Dërmaku

Ilir Berisha -

Ilir Berisha

Shkollimi:
Shkollën fillore e ka kryer në vitin 1997 në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa atë të mesme e ka kryer në vitin 2001 në gjimnazin e qytetit “Bedri Pejani”. Studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës i përfundoj në vitin 2005, ndërsa ato pasuniversitare i përfundoj në vitin 2011 dhe ka marr gradën shkencore Master i Shkencave Juridike-Civile.
Provimin e Jurisprudencës e kaloj me sukses para komisionit të Ministrisë së Drejtësisë me 22.12.2012.

Trajnimet:
Ka ndjekur trajnime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit si në Holandë, Gjermani, Turqi dhe Shqipëri në fusha të ndryshme të së drejtës, duke përfshirë:
-transaksionet ndërkombëtare të biznesit bashkëkohorë,
-parandalimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,
-krimi i organizuar dhe korrupsioni,
-teknikat e marrjes në pyetje dhe krimet e luftës etj.
Ilir Berisha po ashtu për 18 muaj ka ndjekur dhe përfunduar Programin e Trajnimit Fillestar për Arsimim Ligjor të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Përvoja e punës:
Punën praktike e filloj në Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë në vitin 2003. Pas përfundimit të studimeve themelore “Bechelor” u angazhua si asistent ligjor në zyre të avokatisë nga janari/2007 deri në shkurt2008. Pastaj nga korrik/2008 deri dhjetor 2010 ka punuar si zyrtar për administrimin e kredive në ProCredit Bank. Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare “Master” është angazhuar si avokat-praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës tetor-2011 deri tetor 2012. Ndërsa pas përfundimit të provimit të jurisprudencës nga viti 2013 deri 2014 ka qenë anëtarë i Odës së Avokatëve të Kosovës. Po ashtu për gjashtë muaj ka kryer pjesën praktike të Programit të Trajnimit Fillestarë në Gjykatën Themelore në Pejë.
Nga 5/2015 deri me 11/2016 ka punuar në cilësi të bashkëpunëtorit profesional në zyrën e avokatisë.
Me 01.12.2016 është emëruar Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë në bazë të Dekretit Presidencial DP-022-2016.

Publikimet:
1. Buletini i Odës së Avokatëve të Kosovës “AVOKATURA” nr.12/2012 Prishtinë - Udhëzimi i palëve në kontest në procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë.
2. Revista Shkencore e Institutit Gjyqësorë të Kosovës “JUSTICIA” nr.5/2015 – Masat për sigurimin e kërkesëpadisë.
3. Revista e botuar me asistencën e BE-së, implementuar nga IRZ dhe IGJK Prishtinë/2015 – Bashkëpunimi i shteteve anëtare të BE-së, në fushën e të drejtës penale, me theks të veçantë Urdhër Arresti Evropian.

Ilir Berisha ka lindur me 01.12.1982, në fshatin Llugagji, Komuna e Pejës, është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton së bashku me dy prindërit në Pejë.
 

Lumturije Vuçetaj -

Lumturije Vuçetaj

Lumturije Vuçetaj u lind më 25.05.1973 në Radac. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2002. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2006.

Jeton në Pejë, është e martuar dhe ka  dy fëmijë.

Përvoja e saj fillon si praktikante në OJQ “KODI”. Nga janari 2003 filloi si Nëpunëse për Çështje Gjinore në Kuvendin Komunal Istog dhe vazhdoi deri ne prill 2008, pastaj si  Koordinatore e Njësitit  për të Drejtat e Njeriut dhe barazi gjinore në KK Istog deri më 31 maj 2008. Nga qershori 2008 e deri më tani ushtron detyrën e Udhëheqëses së Shërbimit Juridik, pranë Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në KK Pejë.

Përvoja e saj llogaritet rreth 10 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Peje.
 

Muharrem Bajraktari -

Muharrem Bajraktari

Muharrem Bajraktari u lind më 19.03.1975 në fshatin Nabërxhan, Komuna e Pejës. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2001. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2007.

Jeton në fshatin e lindjes, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Përvojën e tij fillon në vitin 2002 si praktikant në Avokaturën e Mustafë Radoniqit në Pejë, pastaj nga qershori 2003-gusht 2008 si Ekzekutor në Gjykatën Komunale Pejë. Në shtator 2008 filloi punën si zyrtar ligjor në ProCredit Bank dhe vazhdoi deri në maj 2010. Kandidati nga maji 2010 punon si avokat në zyrën e tij në Pejë dhe merret kryesisht me lëndë penale.

Ka gjithsej përvojë dhjetë vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Peje.
 

Sanije Gashi-Seferi -

Sanije Gashi-seferi

Sanije Gashi-Seferi u lind më 07.05.1967 në fshatin Poterq i Epërm, Komuna e Klinës. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2001. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2006.

Jeton në Pejë, është e martuar.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2011.

Përvoja e saj fillon në SHJ “KODI” në Pejë në Projektin për ndihmë juridike të Odës së Avokatëve të Kosovës nga fillimi I vitit 2001 e deri në gusht 2005.  

Përvoja e saj llogaritet rreth 10 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Peje. Duke vazhduar si avokate nga viti 2006 deri me 28.12.2012 kur është dekretuar Prokurore në Prokurorine Themelore ne Pejë.
 

Suada Hamza -

Suada Hamza

Suada Hamza, u lind me 21.01.1971 në Pejë.

Përgatitja shkollore:
Shkollën fillore në Pejë shkolla fillore “Asdreni”;
Shkollën e mesme në Pejë gjimnazi “Bedri Pejani”;
Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”;
Provimin e Jurisprudencës; dhe
Nga viti 2015 vijon studime post diplomike të masterit drejtimi penal në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Përvoja e punës:
Një vit Praktikant në Prokurorinë Komunale të Pejës;
Shtatë vite si mësimdhënëse e lëndëve juridike në ciklin e mesëm në QBMK “Xheladin Deda” në Pejë;
Një vit Zyrtar Ligjore II në Prokurorinë Themelore në Gjakovë; dhe
Nga viti 2016 e tutje Prokuror i shtetit në Prokurorinë Themelore të Pejës, Departamenti i Përgjithshëm.

Trajnimet:
ADSH – me temën “Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci” në Prishtinë; dhe
Provimin fillestar për Zyrtar ligjor organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës.

 

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.