Prizren - Departamenti i Përgjithshëm

Atnor Skoro  -

Atnor Skoro


ATNOR SKORO, i lindur me datë 24.04.1986 në Prizren, ku edhe jeton, i martuar. Shkollën fillore dhe të mesmen “ Gjimnazin – Gjon Buzuku “ e kreu në Prizren. Fakultetin Juridik e përfundoj në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008. Studimet postdiplomike – master në drejtimin juridiko-penal, i përfundoj po ashtu në Fakultetin Juridik. Universiteti i Prishtinës në vitin 2011. Provimin e jurispudencës e kreu në vitin 2013.

Përvoja profesionale: Praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës nga data 29.12.2011 – 05.08.2012 dhe në Gjykatën Themelore në Prizren nga 06.08.2012–05.08.2013.

Punoji në Gjykatën Themelore në Prizren - si Bashkëpunëtor Profesional nga data 18.02.2014 - 30.11.2016. Gjatë kësaj periudhe ka ndjekur trajnimet si:“Shkathtësitë e Përfaqësimit në Gjykim” sipas programit NITA, 20-22 mars 2014 në IGJK Prishtinë, si dhe shumë trajnime të tjera në aspektin penal.

Më datë 01.12.2016 - me nr.të Dekretit: DP-015-2016, nga Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi, është emëruar dhe dekretuar Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren. 


 

Beqë Shala  -

Beqë Shala

Beqë (Ali) Shala, nga Prizreni, i lindur me 27.01.1966 në fshatin Krajk.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen Gjimnazin në Zym dhe Prizren.

Jurist i Diplomuar, kreu Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992.

Nga data 16.07.2001 – 15.07.2002 kreu praktikën në Prokurorinë Publike Komunale në Prizren.

Nga data 01.11.2002 – 15.10.2007 punoi në QP në Prizren, si Zyrtar për punë sociale.

Nga data 16.10.2007 – 31.07.2009 punoi si Administrator në PPK Prizren.

Nga data 01.08.2009 – 21.10.2010 punoi si Bashkëpunëtor Profesional në PPK Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokuror është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-052-2010.

Besim Susuri -

Besim Susuri

Besim Susuri ka lindur në mars të viti 1960, në Prizren.

Ai, shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Prizren.

Z. Susuri ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e  Prishtinës dhe diplomoi në vitin 1989. Në vitin 2004 e përfundoi provimin e jurisprudencës.

Praktikën e kreu në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren nga viti 1989 deri në vitin 1991, kurse duhet theksur se, praktikën profesionale si ndihmës avokati, e ka kryer tek Avokati Hazër Susuri nga viti 1993 deri në vitin 1998.

Që nga viti 1999-2004 ka shërbyer në pozitën e përkthyesit-interpretit në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren.

Nga viti  2010 deri në vitin 2011, ka përfunduar Trajnimin intensiv për gjyqtar dhe Prokuror në Institutit Gjyqësor të Kosovës, kurse gjatë periudhës kohore 2004-2012, ka qenë bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren.

Para se të emërohej si prokuror Z. Susuri, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit që nga viti 2013 e deri në tetor të vitit 2015 në Gjykatën Themelore në Prizren, në Divizionin për kundërvajtje, kurse gjatë periudhës 2012-2013, ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Dragash.

Aktualisht, është prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren. Në këtë pozitë është emëruar  në muajin tetor  të vitit 2015, fillimisht në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kurse përfundimisht  në nëntor të po këtij viti, me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, transferohet në Prokurorinë Themelore në Prizren, ku akoma vazhdon ta ushtroj këtë funksion. 

Elfete Purova -

Elfete Purova

Nga Prizreni, e lindur më datën 05.08.1967 në fshatin Kaliqan, Komuna e Burimit ish (Istogut).

Juriste e Diplomuar, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1995.

Me datë 27.04.2015 kreu studimet pas diplomatike Master i Shkencave Juridiko – Penale dhe merr gradën LLM në Juridiko – Penal.

Nga viti 2001-2002, kreu stazhin e praktikantes në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren.

Në vitin 2002-2003, vazhdon praktikën në Gjykatën Komunale në Prizren.

Nga data 01.05.2004 – 22.10.2010 ka punuar si Referente e lëndëve penale – Gjykata Komunale në Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokurore është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010 DP-048-2010.

Fatos Ajvazi -

Fatos Ajvazi

Datëlindja: 25.01.1984                                 
Vendlindja: Viti   

Kombësia: Shqiptarë   
Gjendja civile: i/e pamartuar   

Adresa : Sllatinë e Epërme, Komuna e Vitisë
Numri i telefonit (mobil): 044/740-816:
e-mail : [email protected]   
   
ARSIMIMI
Shkolla e mesme: Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” Pozheran
Viti i regjistrimit/përfundimit: Viti- Kosovë 1998/2002                                
Titulli i fituar: Diplomë   


Universiteti: Universiteti i Prishtinës- Fakulteti Juridik
Viti i regjistrimit/përfundimit: Prishtinë, Kosovë / 01.10.2002- 30.09.2006
Titulli i fituar: Baçelor i Drejtësisë

Universiteti: Universiteti i Prishtinës- Fakulteti Juridik-Master
Viti i regjistrimit/përfundimit: Prishtinë, Kosovë / 06.02.2007- 20.01.2011
Titulli i fituar: Master i Shkencave Juridike-CIVILE   


PËRVOJA PROFESIONALE

Institucioni: Gjykata Komunale Prishtinë                
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.07.2011-31.06.2012               
Titulli i vendit të punës: Praktikant
Detyrat, përgjegjësitë: Kryerjen e punëve në administratë, pjesmarrjen, nëpër seanca gjyqësore civile dhe penale, udhëheqjen e seancave gjyqësore në prezenc të gjyqtarit, perpilimin e vendimeve të ndryshme gjyqësore, si dhe punë të tjera gjyqësore nën mbikqyrjen e gjyqtarit etj.

Institucioni/ Organizata: Ministria e Drejtësisë Prishtinë
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.02.2011-01.05.2011               
Titulli i vendit të punës: Praktikant
Detyrat, përgjegjësitë: Monitorimi i pjestarëve të pakicave etnike në sistemin Gjyqësorë dhe Prokurorial të Kosovës, pjesmarrjen në qështje gjyqësore si dhe analizimi i ligjeve të ndryshme.

Institucioni/ Organizata: N.SH. “AAS”
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.08.2012 – 30.09.2012               
Titulli i vendit të punës: Jurist
Detyrat, përgjegjësitë: Kryerja e puneve juridike

Institucioni/ Organizata: “INSIG” Sh.A                                          
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.11.2012 - 30.11.2013               
Titulli i vendit të punës: Jurist
Detyrat, përgjegjësitë: Përfaqësimi i kompanisë në të gjitha procedurat  gjyqësore, përpilimi i padive, ankesave, shkresave të ndryshme, lidhja e marrveshjeve me palët e dëmtuara për kompenzim dëmi, vërtetimin e bazave juridike për kompenzim, përpilimi i kontratave të ndryshme, dhënja e mendimeve juridike për çështje të caktuar, si dhe punë tjera juridike të nevojshme për kompaninë.

TRAJNIME PROFESIONALE
Institucioni/Organizata: IGJK- Instituci Gjyqësor  i Kosovës
Duke filluar nga muaji/ viti: 03.12.2013 – 25.05.2015               
Titulli i trajnimit: Trajnimi Fillestar për Gjyqtarë dhe Prokurorë

TRAJNIME TË TJERA
Institucioni/Organizata: BSC KOSOVO
Duke filluar nga muaji/ viti: 15.04.2008-14.06.2008               
Titulli i trajnimit: “ Business Skills Training”

Institucioni/Organizata: BSC KOSOVO

Duke filluar nga muaji/ viti: 20.05.2008-02.06.2008               
Titulli i trajnimit: “COACHING”

Institucioni/Organizata: Justic Academi of Turkey
Duke filluar nga muaji/ viti: 14 deri 16. 2014               
Titulli i trajnimit: “Terrorism and Organized Crimes”           


KUALIFIKIME/ SHKATHTESIT/ AKTIVITETE TË TJERA

Njohuritë gjuhësore
Angleze (/bazë/)

Njohuritë IT-së
Word, Excel  (/shkëlqyeshëm/)    
Windows  (/shkëlqyeshëm/)
Internet    (/shkëlqyeshëm/)

Hobit/ aktivitetet/ interesat
Leximi, aktivitetet humane, pergaditja profesionale.
 

Mehreme Hoxha -

Mehreme Hoxha

Nga Prizreni e lindur më 24.12.1960 në Suharekë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme në Gjimnazin “Jeta e Re”.

Juriste e diplomuar e Universitetit të Prishtinës ku ka diplomuar në vitin 1987.

Me 10 mars 2009 kreu Studimet Posdiplomike Master i Shkencave Juridike – Penale.

Në vitin 1986 është punësuar në Kuvendin Komunal në Suharekë, në pozitën Referente e Ndihmës Juridike.

Në vitin 2000 është emëruar Gjyqtare e Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokurore është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-046-2010.

Milot Krasniqi -

Milot Krasniqi

E-mail: [email protected] / [email protected]
Kombësia: Shqiptar (i Kosovës)
Datëlindja: 13/05/1987
Profesioni: Jurist
Grada shkencore: Master i Shkencave Juridike-Penale / PhD. Cand.

Arritje tjera profesionale:
Provimi i Jurisprudencës (2015)


Përvoja e punës

Data: 01.12.2016
Pozita: Prokuror i shtetit
Institucioni: Prokuroria Themelore në Prizren
Detyrat dhe përgjegjësitë: Detyrat dhe përgjegjësitë e parapara me Ligjin nr. 03/L-225 pёr Prokurorin e Shtetit, Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial si dhe ligjet pasuese.

Data: 11.09.2012 – 30.11.2016
Pozita: Këshilltar ligjor,
Institucioni: Agjencia kundër Korrupsionit [Rr. Nazim Gafurri, nr. 31, Prishtinë, www.akk-ks.org].
Detyrat dhe përgjegjësitë: Ofrimi i këshillave ligjore në lidhje me përgjegjësitë e Agjencisë sipas legjislacionit në fuqi, përfaqësimi i Agjencisë në institucionet e drejtësisë dhe në institucionet tjera, propozimi për rishikimin e legjislacionit kundër korrupsionit, pjesëmarrja në hartimin e legjislacionit për parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, përpilimi i parashtresave juridike për nevojat e Agjencisë e tjera.

Data: 01.12.2010-10.09.2012
Pozita: Zyrtar ligjor
Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, [Sheshi “Nënë Tereza”, nr. 35, Prishtinë, www.mkrs-ks.org].
Detyrat dhe përgjegjësitë: Hartimi i legjislacionit, ofrimi i opinioneve, rekomandimeve dhe këshillave ligjore, përpilimi i parashtresave juridike për nevojat e ministrisë, përfaqësimi i ministrisë në organet e drejtësisë e tjera.

Data: 03.03.2009-14.10.2010
Pozita: Bashkëpunëtor profesional
Institucioni: Zyra e Avokatit Bahtir Troshupa [Rr. Meto Bajraktari, nr. 14, Prishtinë, [email protected]].
KDetyrat dhe përgjegjësitë: ryerja e punëve profesionale juridike, përpilimi i parashtresave juridike (kërkesave, lutjeve, padive, kundërshtimeve, ankesave dhe parashtresave tjera), dhënia e mendimeve, profesionale dhe shkencore përkitazi me lëndët gjyqësore të adresuara nga klientët, këshillimi i klientëve, përpunimi i lëndëve gjyqësore veçmas atyre penale.

Data: 01.06.2009-01.07.2009
Pozita: Praktikant
Institucioni: Ministria e Drejtësisë / Departamenti për Qasje në Drejtësi [Ndërtesa e Re e Qeverisë “Rilindja”, Katet VI-IX, Prishtinë, 10 000, www.md-ks.net].


Arsimimi dhe trajnimet

Data: 01.10.2013
Institucioni: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Prishtinë,  Fakulteti Juridik
Niveli i studimit: Studimet e doktoratës, drejtimi Shkenca Juridiko-Penale

Data: 01.10.2009-19.04.2011
Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik
Niveli i studimit: Studimet Postdiplomike Master
Thirrja e fituar/Grada: Master i Shkencave Juridike Penale, 10.00.

Data: 01.10.2006-20.09.2009
Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik
Niveli i studimit: Studimet Themelore Bachelor
Thirrja e fituar/Grada: Bachelor i Drejtësisë, 9.86.

Trajnimet

1.    Kodi i etikës, Të drejtat dhe përgjegjësitë në Shërbimin civil, Prishtinë 14-15.04.2016.
2.    Krijimi dhe riorganizimi strukturave organizative të institucione të Administratës publike, Prishtinë, 04-04.04.2015.
3.    Komunikimi dhe hartimi i shkresave në administratën publike, Prishtinë, 25-26.05.2015
4.    Interpretimi i legjislacionit, IKAP, Prishtinë, 20-21.04.2015.
5.    E drejta e qasjes në dokumente publike, IKAP, Prishtinë, 26-27.03.2015.
6.    Të drejtat, përgjegjësitë dhe ankimimi në Shërbimin Civil, Prishtinë, [IKAP], 12-13.03.2015.
7.    Çështjet e protokollit shtetëror, Instituti për Administratë Publike [IKAP], Prishtinë, 15.05.2013.
8.    Hartimi i legjislacionit, IKAP, Prishtinë, 13-14.05.2013.
9.    Harmonizimi i legjislacion kombëtar me atë të Unionit Europian, IKAP, Prishtinë, 11-12.02.2012.
10.    Zbatimi i Ligjit të Punës në praktikë, BM Events, Prishtinë, 03-04.03.2012.
11.    Menaxhimi i proceseve, IKAP, Prishtinë, 15,05.2012.
12.    Teknikat e hartimit të legjislacionit, IKAP, Prishtinë, 12 dhe 19.04.2011.
13.    Cikël mësimesh praktike nga fusha juridike-penale dhe civile (përfshirë përpilimin e të gjitha parashtresave juridike dhe detyrave të tjera të rekomanduara nga profesorët, prokurorët, gjyqtarët si dhe avokatët e përfshirë në këtë program), Fakulteti Juridik / Oda e Avokatëve, ABA CEEL dhe USAID, 10.10.2008 - 20.05.2009.


Shkathtësitë personale

Gjuhet
Shqipe
Angleze
Spanjolle

Aftësitë komunikuese
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, të fituara përmes punës si jurist, në Ministrinë e Kulturës dhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Shkathtësitë organizative dhe menaxheriale
Aftësi të mira organizative, të fituara nga puna gjatë përfaqësimit të Agjencisë kundër Korrupsionit në Gjykata, në Kuvend si dhe në institucionet tjera.

Shkathtësitë e ndërlidhura me punën
Aftësi të shkëlqyeshme në draftimin e legjislacionit dhe në shkrimin akademik, të fituara gjatë shkollimit në tri cikle studimi si dhe gjatë punës në draftimin e akteve normative të Agjencisë kundër Korrupsionit.

Shkathtësitë kompjuterike
Shkathtësi të shkëlqyeshme në zotërimin e punës me kompjuter, programet e Microsoft Office [Word, Excel, Outlook, PowerPoint], Internet Explorer.

Të dhënat shtesë Publikimet
1.    E drejta për gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme, ICBLAS - Book of proceedings, Tiranë, 2015.
2.    Deklarimi i pasurisë dhe dhuratave në funksion të parandalimit të korrupsionit, Revista Studimore - Shkencore “Buletini shkencor” Q.K.Zh. “Peja” Pejë, 2015.
3.    The importance of implementation of constitutional principles in criminal procedure, European Academic Research, Vol. II, Issue 7, October, 2014 Buzau, Romania.
4.    Parandalimi i konfliktit të interesit si garantë e ushtrimit të drejtë të funksionit publik, Vizione, nr. 22/1, Shkup, 2014.
5.    Liability of legal persons for criminal offences in a context of Kosovo legislation, European Academic Research, Vol. II, Issue 2, May, 2014 Buzau, Romania.
6.    Roli dhe misioni i Agjencisë kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, Avokatura nr. 15, Prishtinë, 2014.
7.    Sistemi i ndihmës juridike falas në Kosovë, Drejtësia Shqiptare, Tiranë, 2013.
8.    Several criminal. phenomenological and etiological features of crimuinal offences of counterfeiting Money in Kosovo, Iliria International Review, Holzkirchen, Germany and Iliria College Prishtina, Kosovo, 2012.
9.    Marrëveshja për pranimin e fajësisë sipas legjislacionit penal të republikës së Kosovës, Avokatura-Buletini i Odës së Avokatëve të Kosovës, nr. 14, Prishtinë, 22.09.2012.
10.    Ndërmjetësimi si qasje e re e zgjidhjes alternative të çështjeve penale, Avokatura, nr. 13, Prishtinë, 2012.
11.    Gjykata Kushtetuese në funksion të drejtësisë dhe nevoja për ndryshimet kushtetuese, Telegrafi, 2011.
12.    Nocioni i kompensimit dhe zhdëmtimit të viktimave të krimit, Juristi, nr. 1, Prishtinë, 2011.

Konferencat shkencore
Business Law Administration anda Social Sciences - Callenges towards the future - Administrimi i të drejtës biznesore dhe shkencave shoqërore, Tirana Business University, 17.01.2015.

Strategjitë e menaxhimit kulturor  të turizmit në Kosovë dhe Shqipëri, QKZh “Peja”, 27-28.11.2014.

The right and the political culture influencing factor in building a modern state, Insitute for Democratic and Legal Studies, 19.09.2014, Gjilan, Kosovë.
Rule of law anda democracy - Shteti ligjor dhe demokracia, State University of Tetova, Tetova, Macedonia, 12.03.2014.

Current issues and  trends in International Law -  Çështjet aktuale dhe trendët në të drejtën ndërkombëtare, Bedër University, Tirana, Albania, 21.05.2013.


Nderimet dhe mirënjohjet
Laureat i Çmimit Prestigjioz “Student i Dalluar”, i ndarë nga Rektori i Universitetit të Prishtinës më 16 shkurt 2009, për arritje të shkëlqyeshme në studime.

Bursist i rregullt i Universitetit në studimet Bachelor dhe Master.

Anëtarësitë
Anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore Ndërkombëtare për Shkenca Shoqërore “American Research Thaught” me seli në Bukuresht [Rumani], shtator 2014 - vijon.

Anëtar i Këshillit të Studentëve dhe i Këshillit Mësimor dhe Shkencor i Fakultetit Juridik, 01.04.2008 - 30.09.2010.
 

Musli Gashi -

Musli Gashi

Musli Gashi i lindur me 02.10.1966 ne Leshan KK Suhareke, ku edhe tani jeton, i martuar baba i tre fëmijëve.

Arsimin fillor te përfunduar ne vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm ne QAMO “Jeta e Re” ne Suhareke, drejtimi i juridik i përgjithshëm, te përfunduar ne vitin 1985.

Fakultetin Juridike ne Prishtine Universiteti i Prishtinës, me 17.02.1992.

Prej 26.01.1993 e deri me dt. 21.07.200, kam qëndruar ne Gjermani, ndërsa nga viti 2001 e deri me 2002 kam punuar si avokat praktikant, nëpërmes odes se avokateve te Kosovës, ne zyrën e avokatit mr. Durak Jasharaj ne Prizren.

Me 20.10.2003 jam punësuar pran Gjykatës Komunale ne Prizren, si regjistrator(referent ) i Lendeve civile, kurse prej dt. 01.10.2010 e deri me 03.09.2014 si bashkëpunëtor profesional pran Gjykatës Themelore ne Prizren.

Provimin e jurisprudencës me dt. 07.07.2007, ne Prishtine. Komunikoje gjuhen serbe, gjermane dhe pjesërisht turke.

Programin fillestar te arsimimit ligjor për gjyqtar dhe prokuror (gjyqtar) kam përfunduar ne Institutin Gjyqësor te Kosovës ne vitin 2010-2011.

Me 03.09.2014, me dekretin e presidentes se Kosovës, emërohem prokuror ne Prokurorin Themelore ne Gjakove –Departamenti i përgjithshëm, ndërsa me vendim te KPK-se, me datë 03.08.2015, transferohem prokuror ne Prokurorin Themelore ne Prizren, Departamenti i përgjithshëm. 

Rilind Sermaxhaj -

Rilind Sermaxhaj

Datëlindja: 24.09.1987                                 

Vendlindja: Gjilan   

Kombësia: Shqiptar   

Shtetësia:  Kosovar

Gjendja civile:  i Martuar   

Adresa :  Rr.”7Shtatori”, nr. 43

Numri i telefonit (mobil): 045-616-665       

e-mail adresa:            [email protected]   
   

ARSIMIMI
Shkolla e mesme :    Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan
Viti i regjistrimit/përfundimit:    2003-2007
                   
Titulli i fituar: Diplomë   

Universiteti:    Universiteti i Prishtinës- “Hasan Prishtina”-Fakulteti Juridik, në  Prishtinë

Viti i regjistrimit/përfundimit:    01.10.2007-10.02.2012

Titulli i fituar: Bachelor – Jurist i Diplomuar

Provimi i Jurisprudencës: Me datë 27.12.2015
 
PËRVOJA PROFESIONALE

                                                  
Institucioni: Këshilli Gjyqësor i Kosovës-Gjykata Themelore në Gjilan
                                                               
Duke filluar nga muaji/ viti 01.08.2012-31.07.2013
           
Titulli i vendit të punës: Praktikant

Detyrat, përgjegjësitë:  Kryerjen e punëve në administratë, pjesëmarrjen nëpër seanca gjyqësore civile dhe penale,përpilimin e vendimeve të ndryshme gjyqësore, si dhe
punë të tjera gjyqësore nën mbikëqyrjen e gjyqtarit etj.


Institucioni/ Organizata: Zyra Noteriale Islam Azemi në Gjilan
Duke filluar nga muaji/ viti: 01.08.2013-30.11.2016
 
Titulli i vendit të punës: Bashkëpunëtor Profesional

Detyrat, përgjegjësitë: Përpilimi i akteve “en brevet” dhe “en minute”, përpilimi i aktvendimeve trashëgimore, përpilimi i kontratave të hipotekës, përpilimi i kontratave të shitblerjes së patundshmërive dhe punë të tjera të parapara me LNK-së.


KUALIFIKIME/ SHKATHTESIT/ AKTIVITETE TË TJERA

Njohuritë gjuhësore
Gjuhë Angleze

Njohuritë IT-së
Word, Excel (/shkëlqyeshëm/)    
Windows (/shkëlqyeshëm/)
Internet (/shkëlqyeshëm/)

Emërimi dhe dekretimi si Prokuror i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren i bërë nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi në bazë të dekretit me numër :DP-017-2016,  të datës 01.12.2016.
 

Sahide Sefa -

Sahide Sefa

Sahide Sefa, nga Prizreni, i lindur më 23.05.1966 në fshatin Turjakë – Malishevë.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Lubizhdë – Malishevë, ndërsa të mesmen Gjimnazin në  Prizren.

Juriste e Diplomuar, kreu Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001.

Në vitin 2000 u punësua në NTU”Kosovatrans” Prizren, si bashkëpunëtore profesionale.

Me 01.03.2002 – 28.02.2003 kreu praktikën në PPK Prizren.

Nga Tetori 2003 u punësua si referente në PPK Prizren,

Nga 01.05.2007 – 21.10.2010 punoi si Bashkëpunëtore Profesionale në PPK Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokurore është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-055-2010.
 

Shpend Binaj -

Shpend Binaj

Shpend Binaj i lindur me 01.05.1970 në  fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, tani me vendbanim në Prizren, i martuar baba i tre fëmijëve.

Arsimin fillor të përfunduar në  Prizren, ndërsa arsimin e mesëm ne Gjimnazin “Gjonë Buzuku” në Prizren, drejtimi i juridik i përgjithshëm, të përfunduar ne vitin 1989.

Fakultetin Juridik në Prishtinë, në Universitetin i Prishtinës, të përfunduar në vitin 2003.

Me dt.01.05.2004 e deri me dt. 30.04.2005,  kam kryer  praktikën prej 1 (një) viti në Prokurorinë Komunale në Prizren.

Me 07.05.2010 deri me dt.05.05.2011 jam punësuar në Qendrën Regjionale të Punësimit në Prizren- në pozitën e Këshilltarit për Punësim.

Me  dt. 06.05.2011 e deri me 30.11.2016,  si Bashkëpunëtor Profesional pranë Prokurorisë Themelore ne Prizren.

Provimin e jurisprudencës të dhënë me dt. 14.01.2007, në Prishtinë.

Me 01.12.2016, me Dekretin e Presidentit të Kosovës, emërohem Prokuror  i Shtetit në Prokurorin Themelore në Prizren –Departamenti i Përgjithshëm.
 

Zejnullah Gashi -

Zejnullah Gashi

Zejnulla Gashi, i lindur më 06.08.1974, në Atmagjë të Prizrenit.
I martuar, baba i tre fëmijëve.

Arsimimi:
Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Nashec të Prizrenit.

Shkollën e mesme në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 2003.

Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë në vitin 2007.

Studimet në Master drejtimi Juridiko Financiar, ka dhënë të gjitha provimet e parapara me program dhe është ne pritje të mbrojtjes së temës së diplomës.
 
Përvoja e punës:
•    Punoi në Policinë e Kosovës, nga viti 2000 si hetues në stacionin policor në Prizren deri ne vitin 2003,pastaj si hetues dhe shef i Krimeve ekonomike, Hetimeve Financiare dhe njësisë Antikorrupcion deri në vitin 2010.
•    Gjygjtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Kundërvajtës nga viti 2010 deri në 2013.
•    Gjygjtar në Gjykatën Themelore, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal nga 2013 deri në funde te vitit 2015.
•    Nga muaji Nëntor 2015, ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren.
•    Nga Janari i vitit 2016, zgjedhet anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Trajnimet e ndjekura:
- Në vitin 2000 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Basic Law Enforcement Traning Course"e organizuar nga OSCE.
- Në vitin 2004 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Advenced Criminal Investigation Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” First Line Supervision Course"e organizuar nga OSCE dhe UNMIK.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Comprehensive Course on Financial Investigations"e organizuar nga UNMIK Financial Investigation Unit, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” The Training Course on Financial Investigations and Confiscation of Proceeds from Crime"e organizuar nga CARDS POLICE,e financuar nga BE.
- Në vitin 2006 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Financiar Accouunting and Tax Regulation Traning Course" e organizuar nga  SCAAK.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën” Police Cooperation in Fight against Trafficking of Human Beings, Smuggling and Illegal Migration"e organizuar nga Austrian Devlopment Agency.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i korrupsionit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”HETIMI I MASHTRIMIT DHE SHKELJEVE TE DEBITORIT" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Hetimi i falsifikimit" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2008 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën ”Trajnim themelor mbi hetimet e krimit financiar" projekt i financuar nga UE, i menaxhuar nga AER dhe implementuar nga B&S Europe, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2011 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”For Successful completion of the National Institute for Trial Advocacy Training" e organizuar nga  IGJK dhe NITA, mbajtur në Prishtinë.
- Në vitin 2012 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”For attending the training on European Convention on Human Rights and Fundamental Freedoms" e organizuar nga  IGJK dhe TWINNING, mbajtur ne Prishtinë.
- Në vitin 2013 , ka marrë pjesë në trajnimin me temën”Ligji per konfiskimin,ngritja e aseteve dhe pastrimi i parave" e organizuar nga Ambasada Britaneze ne Prishtinë,Republika e Kosovë dhe IGJK, mbajtur në Prishtinë.

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.