Gjilan - Departamenti i Përgjithshëm

Bahtie Ademi -

Bahtie Ademi

Bahtie Ademi u lind më 06.03.1962 në Llapashticë të Podujevës. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 1987. Provimin e Judikaturës e kaloi në vitin 2003.

Jeton në Gjilan, është e martuar.

Përfundoi me sukses Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në vitin 2012.

Përvoja e saj fillon në vitin 1988 si sekretare e shkollës në Llapashticë, nga janari 2001-tetor 2003 vazhdoi punën si Administratore në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Viti dhe nga tetori 2003 është duke punuar si Bashkëpunëtore Profesionale në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Përvoja e saj llogaritet mbi 20 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokurore ne Prokurorinë Komunale në Gjilan.
 

Esat	Ademi -

Esat Ademi

Huma Jetishi -

Huma Jetishi

TË DHËNAT PERSONALE

Emri:                   HUMA
Mbiemri:             JETISHI
Datëlindja:         11.05.1960
Vendabanimi:     Gjilan
Titulli akademik:  Mr.sc. (Master i shkencave juridike- civile -  nga data  01.12.2011.

EDUKIMI /SHKOLLIMI /ARSIMIMI   

-Shkolla fillore , në Roganë, 1966-1974.
-Shkolla e mesme /Gjimnazi/ në Kamenicë, nga viti 1974-1978.
-Fakulteti Juridik, në Prishtinë, nga viti 1978-1983.
-Provimi i judikaturës, në Prishtinë,  shtator 2002.
-Studimet postdiplomike, në Prishtinë, nga 2008-2011.
-Provimin profesional , në Prishtinë, dhjetor  2013.

TRAJNIME:   

Pjesëmarrëse në shumë trajnime , nëpër  vende të ndryshme , për tema të ndryshme nga  lëmia penale etj, në periudhën prej 2002 -2014. Në shumë raste jam certifikuar me certifikata për pjesëmarrje dhe aftësim.
-Prej këtyre trajnimeve, vlen të veçohet :
I. Certifikata mbi bashkpunimin me Shoqaten e Avokatëve Amerikan për ndihmën e sundimit të ligjit në Kosovë.
II. Certifikata për pjesëmarrje në Prezantimin e Kodit  të Ri të Përkohshëm Penal dhe të Procedurës Penale të Kosovës.  Prishtinë, tetor 2003.
III. Certifikata për Mediatore, Prishtinë, prill  2007.

PËRVOJA JURIDIKE:
-Punëtore profesionale pranë Entit të Sigurimit  Social të Kosovës, prej 1984-1995.
- Nënpunëse e pensioneve  në Ministrinë  për Punë dhe Mirëqenje Sociale-  Administrata Pensionale e Kosovës prej  2000-2002.
-Avokat, me seli në Gjilan, prej dhjetor 2002- gusht  2014.
Prokuror, në Prokurorinë Themelore ne Gjilan,  shtator  2014.

PUBLIKIMET:
-Si të regjistroheni në OAK dhe të punoni si avokat në profesionin ligjor, kualifikimi (praktika) dhe pëgatitja për Provimin e Judikatures, Prishtinë, qershor  2007.
- Posedimi sipas ligjit mbi pronësin dhe të drejtat tjera sendore në Kosovë, (Temë e magjistraturës), Prishtinë, 2011.

Ismet 	Ukshini -

Ismet Ukshini

TË DHËNAT PERSONALE

Emri: ISMET
Mbiemri: UKSHINI
Datëlindja: 18. 11.1961
Vendbanimi: Gjilan
Titulli akademik: Mr. sc.(Magjistër i shkencave juridike, drejtimi penal-juridik), nga data 31.01.2001.


EDUKIMI/SHKOLLIMI/ARSIMIMI

-Shkolla fillore, në Gjilan, nga viti  1968 – 1976;
-Shkolla e mesme/Gjimnazi/ në Gjilan, nga viti 1976 -1980;
-Fakulteti Juridik, në Prishtinë, nga viti 1981 – 1986;
-Provimi profesional, në Prishtinë,  shkurt 1988;
-Provimi i jurispodencës, në Prishtinë, tetor 1988;
-Studimet posdiplomike, në Prishtinë, nga viti 1994  - 2001.


TRAJNIME / VIZITA STUDIMORE/ SPECIALIZIME


-Pjesëmarrës në më shumë se  100 trajnime, nëpër vende të ndryshme,  për tema të ndryshme nga lëmia penale etj., në periudhën prej vitit 1999-2012. Në afro gjysmën prej tyre jam certifikuar me certifikata për pjesëmarrje dhe aftësim.

- Prej këtyre trajnimeve, vlen të veçohet :

I. Trajnimi  i aftësimit për trajner të PVAL-ës (programit të vazhdueshëm për arsimin ligjor) dhe  PFAL-ës (programit fillestar për arsimin ligjor)  në IGJK (Institutin e gjyqësisë së Kosovës) në Prishtinë;  dhe,

II. Trajnimi për trajner  të së Drejtës evropiane nga ekspertët e Twining-ut  të BE-së, në IGJK në Prishtinë, prej muajit: nëntor 2010 – maj 2011   dhe certifikimi si trajner i autorizuar për këtë të drejtë në IGJK.

-Dy vizita  studimore:

I. Njëri prej tyre në Stokholm të Suedisë, në Prokurorinë e përgjithshme të  këtij shteti ,në vitin 2007 për ti pa në praktik dhe mësuar bazat e  funksionimit të mirëfilltë të këtij organi shtetëror në këtë shtet skandinav;

II. Tjetri, në Akademinë e Intelegjencës Turke në Ankara të Turqisë, prej datës : 03 - 12 maj 2010 për luftimin e terrorizmit të nxitur përmes abuzimit me religjionin.


PËRVOJA JURIDIKE:


-  Jurist praktikant, në Prokurorinë publike komunale në Gjilan, prej 07.03.1987 - 07.03.1988;

- Bashkëpunëtorë profesional, në Gjykatën e punës së bashkuar të Kosovës, prej muajit tetor 1989 – mars 1990;

- Avokat, me seli në Gjilan, prej 05.05.1990 – 31.12.1999;

- Prokuror, në Prokurorinë publike komunale në Gjilan, prej 31.12.1999 – 01.01.2002;

- Ushtrues detyre i Kryeprokurorit të PPK-ës në Gjilan, prej 01.01.2002 – 30.05.2005;

- Kryeprokuror i PPK-ës në Gjilan, prej 30.05.2005 – 22.10.2010;

- Gjyqtar në Gjykatën komunale në Gjilan, prej 22.10.2010 – 15.05.2012;

- Nga data 15.05.2012, prokuror, i emëruar me dekret të presidentes, DP-013-2012 .


PËRVOJA  TJERA:


- Mësimdhënës/Ligjërues i  lëndës: E drejta e procedurës penale në Fakultetin Juridik të Universitetit ,,Iliria,, dega në Gjilan, prej 2009-2010;

- Mësimdhënës/Ligjërues i  lëndëve: 1. E drejta e procedurës penale dhe

  2. Delikuenca e të miturve në Fakultetin Juridik të Kolegjit ,,Gjilani,, në Gjilan, prej 2010-2011;

- Trajnues, për të drejtën e procedurës penale  i njësisë së hetimeve të Administratës tatimore të Kosovës në Prishtinë, nga muaji: tetor - dhjetor 2010;

- Trajnues, në IGJK(Institutin e gjyqësisë së Kosovës) në Prishtinë që nga viti 2007, edhe atë në të dy programet: PVAL(programin e vazhdueshëm për arsimim ligjor) dhe  PFAL (Programin fillestar për arsimim ligjor).


PUBLIKIMET:


1. Ekspertiza si provë në procedurë penale dhe aplikimi i saj në Gjykatën e qarkut në Gjilan në periudhën prej vitit 1985-1995 (Temë e magjistraturës), Prishtinë, 2001;

2. Menaxhimi i rasteve nga ana e prokurorit (Modul i përgatitur për kandidatët për prokuror në PFAL-ës në IGJK) IGJK, Prishtinë 2008;

3. Vepra penale e Kontrabandimit me mallra, (Buletini i Shoqatës së prokurorëve të Kosovës) Prishtinë, 2010;

4. Ngjashmëritë dhe dallimet në mes të GJED(Gjykatës evropiane të drejtësisë) dhe GJEDNJ(Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut) si dhe Këshillit Evropian dhe Këshillit të Evropës, (Modul i përgatitur për programet e IGJK) Prishtinë, 2011. etj..  

Kujtesa Fazliu -

Kujtesa Fazliu

Leonora Shemsediu - Kadriu -

Leonora Shemsediu - Kadriu

Vendbanimi: Gjilan
Statusi martesor: E martuar(nënë e tre fëmijëve)
Shtetësia: Kosovare
Kombësia: Shqiptare

Shkollimi
Universiteti i Prishtinës   
Fakulteti Juridik   
2004-2007

Universiteti i Prishtinës   
Master i shkencave juridiko penale   
2007-2010

Ministria e Drejtësisë   
Provimi i Jurisprudencës   
2011

Instituti Gjyqësor i Kosovës   
Programi Fillestar për Arsimim Ligjor   
2013-2015

Trajnime
Effective Rule of Law Program - Prishtinë    2012
Training on European Law in Practice - Prishtinë    06.02.2012    10.02.2012
Terrorism and Organiuzed Crimes     - Turqi     14.04.2014    16.04.2014
Thefunctioning of the Dutch judicial Organization/ The administrative aspects of judicial work etj.     -  Holland    11.09.2014    12.09.2014
Programi CMIS - 2007
Anëtare e  Organizatës Nderkombetare të Penalistëve (AIDP) - 2010
Kundërkorrupsioni    Instituti Gjyqësor i Kosovës - Nëntor 2015-janar 2016
Menagjimi i stresit    Institut Gjyqësor i Kosovës - Shkurt-prill 2016
Fazat e aktakuzes    Institut Gjyqësor i Kosovës - Prill- qershor  2016

Veprimtaria profesionale akademike

Tentativa e veprës penale me theks të veçantë vrasja në tentativë në Gjykatës së Qarkut në Gjilan në periudhën 2004-2008
Rehabilitimi dhe zbulimi i të dhënave nga dosja penale
Procedura paraprake në sistemin Holandez, me theks të veçantë Shërbimi Javor

Përvoja
Këshilli Gjyqësor i Kosovës/ Gjykata Themelore në Gjilan   
Bashkëpunëtore profesionale
01.08.2012- 30.11.2016

Kolegji  Universitar "Fama"   
Asistente–ligjeruese, nga 06.03.2013-05.06.2012

Gjykata e Qarkut Gjilan
Që nga viti 2002, kam kryer punë të ndryshme administrative(Informacion, pekthyes, arkatare)

Ministria e Shëndetësisë/ Projekt   
Zyrtare per verifikim nga
15.05.2002-31.08.2002

Aftësitë gjuhësore
Shqip
Sërbisht
Gjermanisht

Aftësi të tjera
Njohja e programeve kompjuterike:
Word, ,Exel, Power Point, Internet etj.
 

Rozelida Novobërdali – Hasani -

Rozelida Novobërdali – Hasani

TË DHËNAT  PËRSONALE
Rozelida  Novobërdali –Hasani, e lindur më 30 Nëndor 1974, në Manastir të Republikës së Maqedonisë. Ka jetuar në Gjilan, ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen në drejtimin Teknik –Juridik .Fakulltetin Juridik  e ka të kryer në Univerzitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë,ndërsa  Studimet Posdiplomike në WUS-Austria,drejtimi Civil- Juridik  në kuadër të  Fakulltetit Juridik në Prishtinë
-Është nënë e dy fëmijëve  dhe jeton në Gjilan .

PËRVOJA PROFESIONALE
2000-2001 Përkthyese   Shqip –Anglisht, në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjilan

2001-2002 Teknik Juridik , në Odën Ekonomike Rajonale në Gjilan

2002-2014 Deri në dekretimin e saj si Prokurore Shteti , e ka ushtruar detyrën  Sekretar I    Kompanisë në KRU” Hidromorava” Sh.A Gjilan ,

2007-2009 Këshilltare Komunale në Kuvendin Komunal  në Gjilan , ku ka qenë Kryesuese e Komitetit për Shërbime Publike dhe Emergjencë  dhe Kryesuese e Grupit Joformal të Grave  të Kuvendit Komunal

2013 -2014 Deri në dekretimin e saj si Prokurore Shteti ,e ka ushtruar detyrën Drejtor në  Bordin e  Drejtorëve  në NPL” Stacioni I Autobusëve “ Gjilan

Më 22.Gusht 2014  është dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës   për pozitën Prokuror Shteti pranë Prokurorisë Themelore –Departamenti I Përgjithshëm në Gjilan 

TRAJNIMET DHE AKTIVITETET TJERA
Ka të kryer trajnime  mbi sistemin ligjor të Kosovës, mbi Qeverisjen Korporative  për Ndërmarrjet Publike në Kosovë , mbi Ngritjen e Kapaciteteve Menaxheriale  etj .
Ka të kryer  stazhin e  avokat -praktikantit  në Odën e Avokatëve dhe gjithashtu ka qene anëtar  I grupeve të ekspertëve për akte- normative  në kuadër të Shoqatës së Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës dhe të Minisrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë

GJUHËT
Përveq gjuhës amëtare zotëron gjuhën Turke, Serbe,Maqedone  dhe Angleze
 

Shefik Memeti -

Shefik Memeti

Emri: Shefik
Mbiemri: Memeti
Dt.lindjes: 17.03.1959
Vendi i lindjes: Muhovc
Shtetas: Republika e Kosovës
Vendbanimi: Gjilan

Përgatitja profesionale:

Shkolla fillore - në vendlindje në fshatin Muhovc
Shkolla e mesme - Gjimnazi në Dardanë
Fakulteti juridik - Prishtinë
Provimi për gjyqtar për kundërvajtje 2002
Provimi i jurisprudencës 2003

Punësimi:
Referent juridik në OP ”XIQ Karaqevë” Dardanë 1986-1990
Drejtor i bashkësisë punonjëse në  OP ”XIQ Karaqevë” në Dardanë janar-prill 2000
Referent i shërbimeve pronsoro juridike në KGJP në Dardanë - 15.04-31.12.2000
Administrator i Gjykatës për kundërvajtje në Dardanë 01.01.2001-31.11.2007
Bashkëpunëtor profesional në PPK në Gjilan 01.12.2007-22.10.2010
Prokuror publik komunal në Gjilan 22.10.2010

Njohuri gjuhësore: Gjuhën Shqipe, gjuhën Serbe(shkruar, lexuar, folur), gjuhë Gjermane niveli i pare.

Lajme

14 prill 2017

Sqarim për media

Prishtinë, 14 prill 2017 – Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të...
12 prill 2017

PSRK ka ngritur aktakuzë për veprën penale mashtrimi

Prishtinë, 12 prill 2017- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.