Departamenti i Përgjithshëm

Bedrije Syla Alshiqi -

Bedrije Syla Alshiqi

Bedrije Syla - Alshiqi e lindur me datën 11.02.1960 në fshatin Mihaliq, komuna e Vushtrrisë.

Ka te kryer Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës dhe provimin e Jurisprudencës poashtu në Prishtinë.

Praktikën e kreu në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë në periudhën 1999-2000. Nga viti 2000-2004 punoi në Departamentin e Drejtësisë në cilësinë e bashkëpunëtorit profesional dhe nga viti 2004 e gjerë më sot është e emëruar Prokuror Publik pranë Prokurorisë Publike Komunale në Prishtinë.

Është e certifikuar në kurset për gjuhë angleze dhe kompjuter. Është trajnuar në shumë lëmi profesionale të organizuara nga Instituti Gjyqësor I Kosovës, Ambasada Amerikane në Kosovë, Departamenti  I gjyqësisë Amerikane, NITA etj. siç janë : Hetimet dhe ndjekja e veprave të shkeljeve tatimore, Hetimi dhe ndjekja e trafikimit me qenie njerëzore, Avokimi I viktimave, Të drejtat dhe shërbimet e viktimave-dëshmitarëve etj.

Jeton dhe vepron ne Prishtinë. 

Enver Sokoli -

Enver Sokoli

Enver Sokoli, i lindur më 07.07.1958 në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme.

Jurist i Diplomuar i Universitetit të Prishtinës ku diplomoi në vitin 1996.

Në vitin 1996 u punësua në NGLB”Ramiz Sadiku” në Prizren, si Referent Juridik. Në vitin 1998 u emëruar për Sekretar të kësaj ndërmarrjeje.

Në vitin 2003 – 2004 është punësuar në PPQ në Prizren, si Bashkëpunëtor Profesional.

Në vitin 2004 është emëruar dhe zgjedhur si Prokurorë në Prokurorinë Publike Komunale në Prizren.

Emërimi dhe Dekretimi si prokuror është bërë nga U.D. së Presidentit të Kosovës më datën 22.10.2010  DP-045-2010.
 

Lajme

23 qershor 2017

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 23 qershor 2017 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.