Prokuroria Komunale në Prishtinë

Prokuroria Komunale në Prishtinë, ka kompetencë lëndore për ndjekjen e veprave penale, të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare apo me propozimin e palës së dëmtuar, e për të cilat vepra penale është paraparë  dënimi me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
 
Në pikëpamje territoriale Prokuroria Publike Komunale në Prishtinë, vepron pran Gjykatave Komunale në Prishtinë, Podujevë, Lipjan dhe Gllogoc.
 
Duke pasur parasysh kompetencën territoriale kjo Prokurori është shumë e ngarkuar me lëndë. Vetëm brenda 2010, në këtë Prokurori janë pranuar 5750 kallëzime penale për kryes madhor me 7160 persona, 372 kallëzime penale për kryerës të mitur me 506 persona, janë pranuar 6200 kallëzime penale për kryerës të pa njohur dhe 3786 lëndë të ndryshme penale.
 
Në Procesin e riemërimit dhe emërimit të Prokurorëve në këtë Prokurori janë dekretuar - emëruar 16 prokurorë dhe momentalisht në këtë Prokurori punojnë 14 prokurorë, duke përfshirë edhe Kryeprokurorin, meqë për shkak të nevojave imediate dhe mungesës së Prokurorëve në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, janë deleguar për ndihmë në kohë të caktuar dy prokurorë të kësaj prokurorie, edhe pse në këtë Prokurori nuk është plotësuar numri i vendeve të lira për prokuror duke pasur parasysh numrin e lëndëve, me të cilat është e ngarkuar kjo Prokurori.
Në punët e administratës janë të angazhuar: Administratorja, bashkëpunëtorët profesional, përkthyesi, referentët, sekretaret juridike, fletë-dorëzuesit, ngasësit e veturave, punëtorët e sigurimit dhe një pastruese.

Për të përmbushur standardet e kërkuara duke pasur parasysh numrin e lëndëve do të duhej që në këtë Prokurori të ishin emëruar 25 prokurorë.
 
Kontakti: +381/38/248-024