PROKURORIA E QARKUT NË PRISHTINË

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë është organ i pavarur shtetëror.

Në bazë të kompetencave dhe detyrave të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligj, ka për detyrë që në bashkëpunim edhe me organet tjera,  siç janë policia, AKK, dogana, organet tjera shtetërore, prokuroritë tjera dhe gjykatat, e posaçërisht në bashkërendim të punëve me Prokurorinë e Shtetit, të hetojë, të zbulojë dhe të ndjek penalisht kryerësit e veprave penale të të gjitha llojeve, krimin e organizuar etj, dhe të njëjtit t’i sjell para gjykatës.
   
Organizimi dhe kompetenca lëndore

Punët dhe detyrat e Prokurorisë së Qarkut i organizon dhe i bashkërendon  Kryeprokurori i Qarkut në bashkëpunim me administratoren.

Prokurorët, që aktualisht janë pesë, janë të angazhuar në shqyrtimin dhe vendosjen përkitazi  me kallëzimet penale, inicimin dhe zhvillimin e hetimit, ngritjen e aktakuzave dhe përfaqësimin e tyre në gjykatë për veprat e rënda penale, siç janë: vrasja, dhunimi, kontrabandimi me migrantë, trafikimi me njerëz, tregtia me armë, krimi kibernetik, lufta kundër drogës dhe veprat tjera penale, për të cilat me ligj është parashikuar dënimi me burgim mbi pesë vjet.

Në punët e administratës janë të angazhuar: administratorja,  bashkëpunëtorët profesional, përkthyesi, punëtorët në shkrimore,  sekretaret juridike,  shoferi, fletë-dorëzuesit dhe punëtorja ndihmëse-pastruesja. Përkatësia gjinore është: femra 15  dhe meshkuj 10, ose shprehur në përqindje: femra 65% dhe meshkuj 35%. Numri i prokurorëve dhe punëtorëve në administratë nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e kësaj prokurorie.

Juridiksioni – kompetenca  territoriale

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë  mbulon territorin e këtyre komunave: Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime, Drenas, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik dhe Hani i Elezit, pra më tepër se gjysmën e territorit të Republikës së Kosovës ose mbi 1.200.000 banorë.

Kontakti: +381/38/232-617