Historiku i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

Themelimi i mekanizmit mbrojtjes dhe përkrahjes rrjedh nga autoriteti i mandatit të drejtave të njeriut e cituar në rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999 /1 të datës 25 korrik 1999 e modifikuar nga autoriteti i përkohshëm i Kosovës dhe rregullorja e UNMIK nr. 2000/15 rreth Themelimit të Departamentit Administrativ të Drejtësisë, dhe ka mbikëqyr Zyrën e koordinatorit për Ndihmë Viktimave të themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/4 mbi Ndalimin e Trafikimit me Njerëz në Kosovë, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2003/12 mbi Mbrojtjen Kundër Dhunës në Familje.

Zyra funksionoi në kuadër Departamentit të Drejtësisë në kohën e UNMIK-ut prej viti 2002, pastaj me themelimin e institucioneve të Kosovës, zyra kaloi në Ministrinë e Drejtësisë në Departamentin për Qasje në Drejtësi deri në Nëntor të vitit 2011 kur Prokurori i Shtetit dhe Ministri i Drejtësisë lidhin një memorandum bashkëpunimi për transferimin e ZMNV-ve nga Ministria e Drejtësisë në Zyrën e Kryeprokurorit të   Shtetit.

Misioni :

Ofrimi i Shërbimeve për viktimat e krimit gjatë procedurave ligjore dhe përfaqësimi i interesave të tyre në sistemin e drejtësisë penale në Kosovë

Veprimtaria e ZMNV-ve

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihme Viktimave është e pavarur brenda Zyrës se Kryeprokurorit të Shtetit. ZMNV është përgjegjëse për të siguruar që politikat e ZMNV-së të jenë në pajtim me politikat e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial.

ZMNV vepron si Zyre Qendrore në Prishtinë dhe ka 7 zyre të vendosura në prokuroritë themelore si zyre regjionale.

Mbrojtësit e Viktimave punojnë në raste të veçanta 24 orë në ditë, e 7 ditë në javë duke e mbuluar tërë Kosovën .

Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave ndihmon dhe përfaqëson viktimat e dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore, abuzimet keqtrajtimet e fëmijëve, dhunimet, vrasjet, si dhe viktima të tjera të krimit, përfaqëson, viktimat në polici, prokurori dhe gjykata.

Mandati Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

ZMNV ka mandat që të institucionalizojë të drejtat e viktimave të krimit dhe t’iu ofrojë atyre përfaqësim, këshillim dhe përkrahje për të pasur qasje në sistemin e drejtësisë.

Mbrojtësit e Viktimave janë persona të autorizuar zyrtar të cilët ofrojnë mbështetje dhe ndihmë viktimave të krimit për të pasur qasje në organet e drejtësisë, është përfaqësuesi i autorizuar i cili ka kompetencë për: ta njoftuar palën e dëmtuar për të drejtat e tij/saj, dhe përfaqësimin e interesave të viktimës në procedurën në prokurori dhe gjykatë; dhe kur është e nevojshme, e referon viktimën tek ofruesit tjerë të shërbimeve, vepron në emër të viktimës kur është e nevojshme dhe e duhur për ta ndaluar shkeljen e të drejtave të viktimës dhe për të kërkuar veprim për garantimin e mbrojtjes së tyre.

Zyra e Linjës Ndihmëse – është numër telefonik publik dhe pa pagese për t’ua mundësuar viktimave dhe publikut një mekanizëm konfidencial për raportimin e veprave të ndryshme penale të abuzimit: për informimin e viktimave dhe personave tjerë lidhur me të drejtat e tyre, sigurimin e informatave të nevojshme për shërbime ekzistuese dhe numrat kontaktues.

Numri i Linjës Ndihmëse, falas 24 orë: 080011112

Struktura organizative

ZMNV përbëhet nga Zyra Qendrore, Zyrat Regjionale të Mbrojtësve të Viktimave dhe Zyra e Linjës ndihmëse - Zyra Regjionale të Mbrojtësve të viktimave janë të vendosura në 7 rajone brenda Republikës së Kosovës:

1. Zyra e Regjionit të Prishtinës
Tel kujdestar : 044 278 738
Telefoni fiks zyrtar: 038246-059- 038 200 18 738 ( Centrex)
Adresa Pallati i Drejtësisë , Ndërtesa e Prokurorisë Themelore   Objekti C , kati përdhese , Zyra nr C007 dhe COO6, Hajvali
 
 2. Zyra e Regjionit të Gjilanit
Tel kujdestar: 044 711 220
Telefoni fiks zyrtar : 0280 320 462   
Adresa : Ndërtesa Objekti i Prokurorisë Themelore Gjilan, Rruga Marije Shllaku pa numër, Gjilan

3. Zyra e Regjionit të Ferizaj
Telefoni kujdestar : 044 161 138
Telefoni fiks zyrtar: 0290 325 602
Adresa Objekti i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rruga e Reçakut , Ferizaj
   
4. Zyra e Regjionit të Prizrenit
Telefoni kujdestar: 044 310 468
Telefoni fiks zyrtar 029-241-898
Adresa Ndërtesa e Prokurorisë Themelore  në Prizren kati përdhesë , Zyrat numër 01,02 dhe 04, Rruga William Walker, Prizren

5. Zyra e Regjionit të Pejës
Telefoni kujdestar 044 348 164
Telefoni fiks : 039 421 194 
Adresa Ndërtesa e Prokurorisë Themelore në Pejë ,Kati i tretë , Zyra numër 28, Rruga Lekë Dukagjini, Pejë

6. Zyra e regjionit të Gjakovës
Telefoni kujdestar : 044 310 466
Telefoni fiks: 0390 320 228
Adresa: Ndërtesa e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Kati përdhesë  , Rruga Nëna Terezë pa numër, Gjakovë

7. Zyra e regjionit të Mitrovicës
Telefoni kujdestar 044 310 468
Telefoni fiks 028 543 489
Adresa Ndërtesa Stacioni Policor Jugu, kati i tretë, Rruga Bislim Bajgora, pn , Mitrovicë

Mekanizmat ligjor ekzistues-Baza ligjore


Sipas legjislacionit në fuqi, baza ligjore e legjislacionit vendor, mbështetet në një sërë dokumentesh dhe konventash ndërkombëtare.

Në Kosovë janë në fuqi një numër aktesh juridike që garantojnë liritë, të drejta dhe detyrime të gjithë qytetarëve pa dallim gjinie, feje, etniteti, nacionaliteti, statusi, siç janë

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, miratuar nga Kuvendi i Kosovës garanton zbatimin e drejtpërdrejtë të Marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare (neni 22).
2.Kodi Penal i Kosovës, 03/L-002, date 22/12/2013
3. Kodi i Procedurës Penale 03/L-003, date 22/12/2013.
4. Ligji i Policisë së Kosovës (rishqyrtim), 03/L-035, 04.06.2008
5. Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje 2010/03-L-182, date 01/07/2010
6. Ligji për Familjen
7. Ligj për shërbimet sociale dhe familjare (rishqyrtim) 02/L-17, date 01/05/2007
8. Ligji për barazi gjinore 2004/2, date 19/02/2004
9. Ligji për shëndetësinë 2004/4, date 19/02/2004.
10. Ligji i Inspektoratit Policor të Kosovës (2008/03-L-036) , date 20/02/2008
11. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale 2010/03-L172, date 29/04/2010
12. Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë 2008/03-L-110, date 06/11/2008.
13.Ligji për trashëgiminë.
14.Ligji kundër diskriminimit
15. Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit e trafikimit me qenie njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit .
16.Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve.
17. Ligji për kompensimin e viktimave Ligji Nr. 05/L -036

LEGJISLACION SEKONDAR

1. Udhëzim Administrativ NR. XX/2012 për përcaktimin e vendit dhe mënyrës se trajtimit psikosocial të kryesit të dhunës në familje
2. Udhëzimi administrativ për shëndetësi për mënyrën e trajtimit të kryerësve të dhunës në familje ndaj te cilëve është shqiptuar masa mbrojtëse e trajtimit te obligueshëm mjekësor nga varësia e alkoolit dhe substancave psikotrope.

Strategjia kombëtare kundër trafikimit me qenie njerëzorë 2015-2019
Programi i Kosovës kundër dhunës në familje dhe plani i veprimit 2016-2020.

Mekanizmat operacional ekzistues

Procedurat Standarte të Veprimit për Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave
Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) për viktimat e huaja dhe ato vendore dhe Standardet Minimale për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit, janë aprovuar dhe zbatohen në koordinim të plotë nga të gjithë akterët që merren me identifikimin, mbrojtjen dhe referimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzorë. Në proces të hartimi është PSV për viktimat e dhunës në familje.

PSV, kanë një marrëveshje sipas së cilës janë përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë përkatëse, për një koordinim dhe bashkëpunim sa më të mirë të veprimeve.


Material vetëdijësues

PROCEDURAT STANDARDE TË VEPRIMIT PËR MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE NË KOSOVË

Buletini 1

Buletini 2

Deklarata mbi dëmin


Kontakti:


Basri Kastrati
Menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

Adresa:
Pallati i Drejtësisë , Ndërtesa e Prokurorisë Themelore Objekti C , kati përdhesë , Zyra nr.009, Prishtinë    
Tel : +381(0) 38 200 18 715
E-mail: [email protected]