Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit udhëhiqet nga Kryeprokurori i Shtetit, i cili emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas propozimit të Këshilli Prokurorial të Kosovës.

Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka juridiksion ekskluziv mbi lëndët në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme, si dhe mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjete të jashtëzakonshme juridike. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë në secilën prokurori të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me ligj.

Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Prokurorit të Shtetit dhe ka përgjegjësi të gjithmbarshme për menaxhimin e Prokurorit  të  Shtetit dhe mbikëqyrjen e të gjithë prokurorëve.

Kryeprokurori i Shtetit nxjerr  rregulla, instruksione, udhëzime dhe vendime për rregullimin e brendshëm të Prokurorit të Shtetit.

Në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit përveç Kryeprokurorit të Shtetit, vepron edhe Zëvendëskryeprokurori i Shtetit dhe pesë (5) prokurorë që merren me lëndët e shkallës së trete.

Kabineti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
1.    Kujtim Munishi – Këshilltar - Koordinator për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar    
Tel: 038/249-908  
Email: [email protected]  
2.    Artan Grantolli – Asistent Ekzekutiv
Tel: 038/211-040   
Email: [email protected]
3.    Miranda Mehmeti Berishaj –Asistente Administrative
Tel: 038/248-018  
Email: [email protected]

Administratori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Lindita Memeti – Administratore
Tel: 038/248-018  
Email: [email protected]

Adresa: Rruga Luan Haradinaj, nr. 16/1, zona II, kategoria II, kati I, Prishtinë – Kosovë.