Prokuroria Themelore Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:
Departamenti i Përgjithshëm,
Departamenti për të Mitur dhe
Departamenti për Krime të Rënda
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbulon territorin e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.
Prokuroria udhëhiqet nga kryeprokurori dhe ka nëntë prokurorë dhe gjashtëmbëdhjetë staf mbështetës.
Adresa postare e Prokurorisë Themelore në Ferizaj:
Rruga: Dëshmoret e Kombit pa nr. (afër Gjykatës Themelore në Ferizaj), 70 000 Ferizaj
Numri kontaktues : +381/290/326-017ose +377/44/378-584


