PROKURORIA THEMELORE NË PRIZREN

Prokuroria Themelore në Prizren ka juridiksion për ndjekjen penale të personave të akuzuar për vepër penale - mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:

Departamenti i Përgjithshëm
Departamenti për të Mitur dhe
Departamenti për Krime të Rënda

Prokuroria Themelore në Prizren mbulon territorin e Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës.

Kjo prokurori ka gjithsejtë 60 punonjës: Kryeprokurorin, 16 prokurorë, administratorin dhe 42 staf mbështetës të prokurorisë.
 
Adresa postare e Prokurorisë Themelore në Prizren:


Rruga :  “Villiam Voker”  pa nr. 20 000 Prizren, Kosovë.

Numri kontaktues : +381/29/242-216 ose +381/29/223-163