Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka juridiksion  mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj dhe përbëhet nga:
 
Departamenti i Përgjithshëm,
Departamenti për të Mitur dhe
Departamenti për Krime të Rënda

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbulon territorin e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës.

Prokuroria udhëhiqet nga kryeprokurori dhe ka 26 prokurorë dhe 58 staf mbështetës.

Adresa postare e Prokurorisë Themelore në Prishtinë:

Rruga: “Luan Haradinaj” pa nr. (ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës),   10 000 Prishtinë, Kosovë

Numri kontaktues : +381/38/211-727